18 korriku shënon 22 përvjetorin e vde..kjes së aktorit të madh, Pandi Raidhi. Artisti i lindur më 14 prill të vitit 1921 në qytetin e Korçës iu dha “me mish e me shpirt” roleve të tij, të cilat e lartësuan figurën dhe emrin që ai la pas. Prej disa dekadash ai dha kontributin e shquar në kinematogfinë shqiptare, ku mes shumë rolesh spikati me debutimin në filmin “Tana” në vitin 1958.
Më tej interpretoi në 36 role të tjera të filmave Shqiptar, ku roli i tij më i fundit ishte ai i babait të sekretarit në filmin “Njerëz në rry..më” në vitin 1989. Në një karrierë artistike gjysëm shekullore Raidhi ka interpretuar më shumë se 200 role në dramë, komedi dhe opereta.
Ai u kthye shume shpejt në një figurë të dashur dhe shume popullore për të gjithë shqiptarët.
Aktori u nda nga jeta më 18 korrik 1999, duke lënë pas një galeri të pasur personazhesh dhe karakteresh tipesh dhe identitetesh, të cilave i jetësoi nga vetja shpirtin, duke i bërë ata të pav..dekshme.
Emri i tij do të mbahet mend për dekada me radhë, ku do të kujtohet me respekt për thjeshtesinë buzëqeshjen e ëmbël dhe humorin e tij të hollë.
Ish Presidenti italian, Giorgio Napolitano gjatë kohës sa ishte në pozitën e presidentit, bëhet e… Read More
Gjatë kohës që Abdyl beu mbante diskutimin, disa deputetë që nuk e kuptonin siç duhej… Read More
Shqiptarja Plarenta Deshishku është pjesë e kompanisë “Meta”. Ajo punon në departamentin e “Global Operations”… Read More
I nderuar lexues, ky vogëlush që shikon në foto është një gjeni. Po, po…një gjeni… Read More
Ndër personazhet historike më interesante jo vetëm të Ilirisë, por të gjithë botës antike është… Read More
Stʋdiʋesja Elena Kocaqi sjell një stʋdim për “Shqipërinë dhe fʋqitë e mëdha 1878-1918”. Ajo ndalet… Read More
Jep mendimin tënd