Kultura

Historiani serb: Troja e vërteta ndodhet në Shkodër e jo në Turqi, ajo është falsifikuar nga Grekët

Është shumë e çuditshme se si serbët kanë fakte dhe kanë guxim të shkruajnë ato gjëra historike, që ne as që kemi guxuar t`i përmendim deri më sot. Ne, jo vetëm që nuk kemi guxim por e dhe nuk dimë , edhe nuk na intereson që të zbardhim atë që për ne është thelbësore.

Advertisement

Njohja e së kaluarës e forcon të tanishmen dhe e përgatitë si duhet t`ardhmen, por ne nuk ndajmë këtë mendim dhe atëherë vjen pyetja se si do të jetojmë shqip apo e ardhmja e jonë a do të jetë shqip dhe në cilet kurfinj të historisë.

Ja pra, shkencëtari serb e gjejnë me fakte dhe në mënyrë shumë bindëse e spjegon që Troja e vërtetë është në Shkoder dhe se Troja e Shlimanit është falsifikim. Ka shumë zëra që Shlimani ka gabuar shumë rëndë kur e thoshte që Troja është ai vendi që ai e zbuloi në bregdetin e Turqisë së sotme (Heinrich Schliemann Discovers the Ancient City of Troy (1871 – 1873).

Fjalën e kam për autorin serb Milutin Jaćimović-in, që me punën e tij ‘Troja në Shkodër’, vepër e cila u lexua në kongresin e historianëve në Shën Petersb urg, u shpall anëtar me korespondencë i Akademisë Ruse të Shkencave ne Shën Petersb urg. Pra, veper e madhe historike dhe vlerësim i madh nga ana e Akademisë.

( Shumë e vështirë është të zbulohen të vërtetat e pa ditura , por edhe shumë më vështirë është që ato të pranohen.E di një gjë që është njerzore , më lehtë i besohet një gënjeshtreje të dëgjuar mijëra herë se sa një risie me një të vërtetë faktike )

Advertisement

Në librin e tij “ Troja… “ e botuar serbisht dhe rusisht, autori Milutin Jovanoviq tregon me fakte që Lu.fta e trojes eshte kënduar edhe në “Iliaden “ dhe “Odisenë “ e Homerit dhe se ishte lu.ftë shtetesh të vogla në Mesdhe dhe thellë në Ballkan. Me bindje të madhe e hodhi poshtë teorinë e Shlimanit kur thotë se Troja dhe deti mund të shiheshin nga maja e maleve thrakase të Sharit. Nga malet e Sharrit, nga Korabi mund të shihen edhe Bjeshkët e namura. Për “Trojen” e Shlimanit ai thotë që aty nuk është as një lumë i cili derdhet në det. Ai e shpjegon se afër lumit të madh, qe e cekë edhe Homeri rrjedh edhe një lumë më i vogël, pra Drini dhe Buna.

Drini dhe Buna lidhen në një rrjedhë, të cilat përmenden edhe në Iliadën e Homerit. Edhe një shpjegim për lumenjtë rreth Trojës; “ Dihet që ngjalat e detit, kur i hedhin vezët , atë e bëjnë edhe në Mesdhe, dhe në Bunë.

Edhe lumi Zeta përmendet në “Iliadë “ që sipas tij dikur quhej Esepi dhe liguna ku rrjedhë Zeta sot, quhej Zelija. Nëse në “Iliadë” përmendet njolla e zezë e lumit, autori e shpjegon që këto janë algat, për shkak të rrjedhës së ngadalshme të lumit.

“ Nëse Pajonët jetonin rreth Vardarit, pra është e vërtetë në veriperëndim ku është Shkodra, një lloj ashtu si e këndon Homeri “ Burri i botës, Jovanoviçi na bindë që edhe Dardania, nuk përkon me gjetjen e Shlimanit, sepse Dardania ka dalje në Adriatik.

Pra, ja ky ishte shpjegimi i gjetjes së Jovanoviqit. Por e vërteta e tij ka ngjyrë serbe edhe titulli i livbrit është: “Prava Troja je Srpska prestonica Skadar, Šlimanova Troja u Turskoj je falsifikat” . E kuptuat, Troja e vërtetë ishte kryeqyteti i Serbisë, Shkodra “.

Ne shqiptarët rrimë duarkryq, e presim ndonjë donaciaon të huaj që ta shkruajmë historinë serbe në tokat tona. Turp!

Fahri Xharra – Gjakovë

Advertisement
Jep mendimin tënd

Recent Posts

  • Aktualitete

Ish Presidenti Italian, Po Të Ishte Rugova Amerikan, Ai Do Ta Kishte Pushtuar Botën

Ish Presidenti italian, Giorgio Napolitano gjatë kohës sa ishte në pozitën e presidentit, bëhet e… Read More

4 years ago
  • Opinione

‘Të edukojmë vajzat, ato edukojnë familjen dhe kombin’ – fjalimi i Abdyl Frashërit që ngriti në këmbë parlamentin Osman

Gjatë kohës që Abdyl beu mbante diskutimin, disa deputetë që nuk e kuptonin siç duhej… Read More

4 years ago
  • Aktualitete

Kush Është Shqiptarja Pjesë E Kompanisë “Meta”

Shqiptarja Plarenta Deshishku është pjesë e kompanisë “Meta”. Ajo punon në departamentin e “Global Operations”… Read More

4 years ago
  • Aktualitete

E jɑshtëzɑkonshme/ 5-vjecari shqiptar pranohet në orgɑnizɑtën e gjenijve në botë: Nuk do ta be’sonί se cfarë është i ɑftë të bëjë…

I nderuar lexues, ky vogëlush që shikon në foto është një gjeni. Po, po…një gjeni… Read More

4 years ago
  • Histori

Teuta, mbretëresha e vetme që e bëri Ilirinë një ndër shtetet më të fʋqishme të Mesdheut/ Faktet drithëruese të su.ndimit të saj

Ndër personazhet historike më interesante jo vetëm të Ilirisë, por të gjithë botës antike është… Read More

4 years ago
  • Aktualitete

Stʋdiʋesja Kocaqi sjell studimin ku tregon se si Shqiptarët kontribʋan në krijimin e shtetit grek

Stʋdiʋesja Elena Kocaqi sjell një stʋdim për “Shqipërinë dhe fʋqitë e mëdha 1878-1918”. Ajo ndalet… Read More

4 years ago