Aktualitete

Berisha rrëfehet për Floririn e humbur: Atë e vodhi Ilir Meta me ban.dën e tij kri.minele

Top Story solli në transmetim kohën se kur u zbulua se floriri ishte vjedhur në Tunelin e Krrabës.

Advertisement

Dosja gjyqësore tregon se drejtuesi i grupit për sigurinë e thesarit të shtetit, Arjan Bishqemi, ka bërë një kontroll të dytë në datën 24 prill 1997. Më shumë se një muaj pas sul.meve. Por çuditërisht edhe këtë rradhë ai nuk kërkon që të bëhet kontrolli fizik dhe të shikohej nëse thesari ishte prekur apo jo. Inventari që zbuloi se në tunelin e krrabës mungonin rreth 280 kg flori, u bë në datën 7 prill të vitit 2000. Plot 3 vjet pas sul.meve në tunel. E pabesueshme, por e vërtetë.

“Shteti socialist që erdhi më vonë, u tregua kaq i papërgjegjshëm, sa minimalisht duhej të bënte një inventar për të kuptuar se sa ar kemi? A është aty? A ka ndodhur gjë pas gjithë asaj katrahure që kaloi Shqipëria?”, tha Artan Hoxha.

Po çfarë është gra.bitur saktesisht në tunelin sekret të thesarit të shtetit në Krrabë?

Inventari ë bërë 3 vjet pas vjedhjes, me 7 prill 2000, konstatoi se nga 24 arkat speciale metalike në të cilat ishte vendosur ari në gjendje monedhe lira turke, napolona francez dhe dollarë amerikanë, 11 arka ishin krejtesisht të zbrazura.

Advertisement

Ndërsa nga 97 arkat e mbushura secila me nga 20 kilogram argjend, ishin hapur vetëm 2 arka, por nuk ishte gra.bitur asnje gram argjend.

“Elementi që bën çudi, dhe prandaj unë vazhdoj të këmbëngul edhe sot se ai thesar është gra.bitur nga njerëz me pushtet, është që ata nuk kishin humbur kohë të merreshin me 97 arkat e mbushura me argjend”, tha Artan Hoxha.

Nga 24.000 napolona ari në total, gra.bitesit kishin marre rreth 4000 napolona. Dëmin më të madh e pësuan lirat turke, ku nga 62 mijë të tilla, gra.bitësit moren rreth 40 mijë. Kurse nga 1600 dollaret amerikane prej ari qe ndodheshin ne thesarin e shtetit, u gr.abitën vetem 10 prej tyre.

Personi që e e artikuloi për herë të parë publikisht, dhe ngriti alarmin se floriri i krrabës ishte gra.bitur, ishte Sali Berisha. Në vitin 2000 ai akuzonte kryeministrin e atëhershëm Ilir Meta si shkaktarin e kësaj vjedhje shtetërore.

“Nëqoftëse dikush mendon tu vjedhi shqiptarëve floririn dhe të laj duart si ponc pilati, gabon shumë rëndë, ka bërë llogaritë shumë të gabuara. Kërkoj me insistim dorëheqjen e Ilir Metës”, pat deklaruar Sali Berisha.

Këtij version zoti Berisha i qëndron edhe sot.

“Ai tjetri në fund nuk quhet Ilir Meta, por Ilir Floriri”, deklaroi Sali Berisha

Vetë Ilir Meta në një intervistë për Top Channel, disa vite më vonë, mohon akuzat. Por ai e pranon se ishte opozita që e shtyu të bënte verifikime zyrtare për gjendje ne thesarit.

“Pas insistimit të opozitës se thesari i shtetit është prekur, është cenuar, në atë kohë unë si Kryeministër i kam kërkuar autoriteteve përgjegjëse, ministrisë së rendit publik, për të bërë një verifikim të gjendjes në të cilën ndodhej thesari i shtetit. Përgjigja e grupit që ka bërë verifikimin, ka qenë se nuk ka pasur asnjë cënim të thesarit të shtetit, por në fakt në mos gaboj nuk kishin bërë inventarin fizik, por vetëm vëzhgimin e godinës nga jasht. pas verifikimit fizik, u verifikua që një pjesë e konsiderueshme e monedhave ishin gra.bitur. më pas u bënë edhe hetimet përkatëse dhe u verifikua edhe mënyra edhe vendi se nga ishte bërë një gra.bitje e tillë”, pat deklaruar Ilir Meta.

Sali Berisha ka akuzuar dhe akuzon vazhdimisht Ilir Metën si dora e cila qëndron pas gra.bitjes së thesarit. Megjithatë, kur mori qeverinë në vitin 2005, nuk hapi asnjë hetim për këtë çështje.

Advertisement

Nga ana tjetër, Ilir Meta, jep një kundër akuzë për zotin Berisha.

“Edhe sot, unë nuk e kuptoj se nga e dinte opozita që thesari i shtetit ishte vjedhur apo ishte cënuar”, pat deklaruar Ilir Meta./PAMFLETI

Advertisement
Jep mendimin tënd

Recent Posts

  • Aktualitete

Ish Presidenti Italian, Po Të Ishte Rugova Amerikan, Ai Do Ta Kishte Pushtuar Botën

Ish Presidenti italian, Giorgio Napolitano gjatë kohës sa ishte në pozitën e presidentit, bëhet e… Read More

4 years ago
  • Opinione

‘Të edukojmë vajzat, ato edukojnë familjen dhe kombin’ – fjalimi i Abdyl Frashërit që ngriti në këmbë parlamentin Osman

Gjatë kohës që Abdyl beu mbante diskutimin, disa deputetë që nuk e kuptonin siç duhej… Read More

4 years ago
  • Aktualitete

Kush Është Shqiptarja Pjesë E Kompanisë “Meta”

Shqiptarja Plarenta Deshishku është pjesë e kompanisë “Meta”. Ajo punon në departamentin e “Global Operations”… Read More

4 years ago
  • Aktualitete

E jɑshtëzɑkonshme/ 5-vjecari shqiptar pranohet në orgɑnizɑtën e gjenijve në botë: Nuk do ta be’sonί se cfarë është i ɑftë të bëjë…

I nderuar lexues, ky vogëlush që shikon në foto është një gjeni. Po, po…një gjeni… Read More

4 years ago
  • Histori

Teuta, mbretëresha e vetme që e bëri Ilirinë një ndër shtetet më të fʋqishme të Mesdheut/ Faktet drithëruese të su.ndimit të saj

Ndër personazhet historike më interesante jo vetëm të Ilirisë, por të gjithë botës antike është… Read More

4 years ago
  • Aktualitete

Stʋdiʋesja Kocaqi sjell studimin ku tregon se si Shqiptarët kontribʋan në krijimin e shtetit grek

Stʋdiʋesja Elena Kocaqi sjell një stʋdim për “Shqipërinë dhe fʋqitë e mëdha 1878-1918”. Ajo ndalet… Read More

4 years ago