Aktualitete

Edhe një qytet tjetër shqiptar tërheq investime Arabe/ Arabët po ndërtojnë resort 1 miliard euro në këtë qytet shqiptar (VIDEO)

Projekti “Mavrijan Luxury Resorts” ishte prezantuar në korrik, ndërsa këtë muaj në Ulqin duhet të vijnë investitorët e interesuar nga Katari dhe Egjipti.

Advertisement

Loro Nrekiq, kryetari i Ulqinit, tregoi se komuna shumë shpejtë do të gjejë investitorë për ndërtimin e kompleksit turistik Mavrijan.

Kryetari ka paralajmëruar se në gjirin e Valdanos është paraparë ndërtimi i një porti, tre hoteleve luksoze dhe 105 vilave, që gjithsej do të përfshijnë 5 mijë shtretër. 105 vilat do të përfshijnë 350 metra katrorë sipërfaqe, dhe janë të parapara vetëm për një familje.

Toka që planifikon të shet komuna për këtë projekt vlerësohet rreth 20 milion euro. Vlera e investimit planifikohet të jetë nga 600 milion deri në një miliard euro. Investitorët e interesuar kanë caktuar takime me përfaqësuesit e komunës.

Hoteli i parë A i resorit do të ketë një sipërfaqe prej 32 mijë metra katror, me 3848 metra katrorë për pishinë të hapur dhe 2675 metra katror për fusha të hapura sportive.

Advertisement

Hoteli B do të jetë qendra e resorit me 652 dhoma, 47 800 metra katror sipërfaqe me pishinë prej 2500 metra katrorë dhe fusha prej 2546 metra katrorë. Hoteli C do të ketë një një sipërfaqe prej 22 299 metra katrorë.

Më shumë se 10 000 metra katrorë të resorit janë të parapara vetëm për kazino.

Advertisement
Jep mendimin tënd

Recent Posts

  • Aktualitete

Ish Presidenti Italian, Po Të Ishte Rugova Amerikan, Ai Do Ta Kishte Pushtuar Botën

Ish Presidenti italian, Giorgio Napolitano gjatë kohës sa ishte në pozitën e presidentit, bëhet e… Read More

4 years ago
  • Opinione

‘Të edukojmë vajzat, ato edukojnë familjen dhe kombin’ – fjalimi i Abdyl Frashërit që ngriti në këmbë parlamentin Osman

Gjatë kohës që Abdyl beu mbante diskutimin, disa deputetë që nuk e kuptonin siç duhej… Read More

4 years ago
  • Aktualitete

Kush Është Shqiptarja Pjesë E Kompanisë “Meta”

Shqiptarja Plarenta Deshishku është pjesë e kompanisë “Meta”. Ajo punon në departamentin e “Global Operations”… Read More

4 years ago
  • Aktualitete

E jɑshtëzɑkonshme/ 5-vjecari shqiptar pranohet në orgɑnizɑtën e gjenijve në botë: Nuk do ta be’sonί se cfarë është i ɑftë të bëjë…

I nderuar lexues, ky vogëlush që shikon në foto është një gjeni. Po, po…një gjeni… Read More

4 years ago
  • Histori

Teuta, mbretëresha e vetme që e bëri Ilirinë një ndër shtetet më të fʋqishme të Mesdheut/ Faktet drithëruese të su.ndimit të saj

Ndër personazhet historike më interesante jo vetëm të Ilirisë, por të gjithë botës antike është… Read More

4 years ago
  • Aktualitete

Stʋdiʋesja Kocaqi sjell studimin ku tregon se si Shqiptarët kontribʋan në krijimin e shtetit grek

Stʋdiʋesja Elena Kocaqi sjell një stʋdim për “Shqipërinë dhe fʋqitë e mëdha 1878-1918”. Ajo ndalet… Read More

4 years ago