A e Dinit Se Kafe Kursal, një nga kafe-restorantet më të njohura të gjysmës së parë të shek. XX në Tiranë, emrin e kishte marrë nga klinikat ku.rative të Evropës veriore?
Kafe “Kursal” ishte një ishull evropian i Tiranës së viteve ’30, si për nga arkitektura e arredimi, po edhe për shërbimin e lartë! Ndodhej aty ku kryqëzohen rruga e Durrësit dhe e Kavajës, pranë ish-Parlamentit (sot Teatri i Kukullave).
Emri i kafenesë nuk na thotë asgjë në shqip, por po të mendohemi pak, Kursal gjen gjegjësin e vet “kuursaal” të gjermanishtes, që në Evropën veriore përdoret për ban.jat te.rmale dhe mjediset kurative lidhur me to.
Sigurisht, Kursali ynë nuk ka asnjë lidhje me kuptimin fillestar të fjalës. U ndërtua në fundvitet ’20 dhe ishte një ndërtesë njëkatëshe, me dy kulla në pjesën perëndimore, të stilit japonez.
Lokali frekuentohej kryesisht nga elita e kohës, politikanë, ministra, deputetë, intelektualë, por edhe personel i huaj, i akre.dituar në kryeqytet, si dhe tregëtarë, vendas dhe të huaj.
Në vitin 1938, në kafe “Kursal” u hap një sallon i veçantë për shkollë vallëzimi modern nga prof. Stathi dhe në mjediset e tij janë hapur ekspozita pikture të artistëve shqiptarë.
Pas Luf.tës II Bot.ërore u rra.fshua si trashëgimi borgjeze, duke rraf.shuar, simbolikisht, edhe atë çikë ku.rim shpirti që mund të gjenin frekuentuesit e barit në kohën e rendit të ri politik që po agonte.
Në imazhin e kësaj kartoline që ruhet në Fototekën e Arkivit Qendror Shtetëror duket Kafe Kursal, fotografuar nga tarraca e ndërtesës së dikurshme të Bashkisë së Tiranës. Aeroplani mbi të është montazh artistik, për t’i dhënë pamje idilike-moderne peizazhit të qytetit./shkodranews.org
Ish Presidenti italian, Giorgio Napolitano gjatë kohës sa ishte në pozitën e presidentit, bëhet e… Read More
Gjatë kohës që Abdyl beu mbante diskutimin, disa deputetë që nuk e kuptonin siç duhej… Read More
Shqiptarja Plarenta Deshishku është pjesë e kompanisë “Meta”. Ajo punon në departamentin e “Global Operations”… Read More
I nderuar lexues, ky vogëlush që shikon në foto është një gjeni. Po, po…një gjeni… Read More
Ndër personazhet historike më interesante jo vetëm të Ilirisë, por të gjithë botës antike është… Read More
Stʋdiʋesja Elena Kocaqi sjell një stʋdim për “Shqipërinë dhe fʋqitë e mëdha 1878-1918”. Ajo ndalet… Read More
Jep mendimin tënd