Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka zbuluar projektin e Portit të Durrësit.
Rama thotë se Porti i Durrësit është një prej porteve më të mëdha turistike të Mesdheut.
“Mirëmëngjesi me maketin e sapo përfunduar në studion urbanistike të Emaar Group në Dubai, për transformimin e Portit të Durrësit në një prej porteve më të mëdha turistikë të Mesdheut, ju uroj një javë të mbarë”, ka shkruar Rama.
Kreu i kompanisë “Emaar”, Mohamed Alabbar, kompani e cila do të ndërtojë portin turistik të Durrësit, e cilësoi këtë investim një ëndërr që do të bëhet realitet, ndërsa vlerësoi se Shqipëria ka gjithë indikatorët pozitivë për të tërhequr investimet e huaja.
Emiratet e Bashkuara po kryejnë një investim prej 2.5 miliardë dollarësh në portin e Durrësit, si pjesë e asaj që Alabbar e konsideron si “Europa e re”.
Porti i Durrësit do të kthehet në një port turistik, i cili do t’i hapë rrugë ndërtimit të marinave detare të përshtatura për jahte, një terminali mod ern pasagjerësh dhe ndërtesave të reja përgjatë tij, të cilat do të kenë qëllime tregtare dhe hotelerie.
Ish Presidenti italian, Giorgio Napolitano gjatë kohës sa ishte në pozitën e presidentit, bëhet e… Read More
Gjatë kohës që Abdyl beu mbante diskutimin, disa deputetë që nuk e kuptonin siç duhej… Read More
Shqiptarja Plarenta Deshishku është pjesë e kompanisë “Meta”. Ajo punon në departamentin e “Global Operations”… Read More
I nderuar lexues, ky vogëlush që shikon në foto është një gjeni. Po, po…një gjeni… Read More
Ndër personazhet historike më interesante jo vetëm të Ilirisë, por të gjithë botës antike është… Read More
Stʋdiʋesja Elena Kocaqi sjell një stʋdim për “Shqipërinë dhe fʋqitë e mëdha 1878-1918”. Ajo ndalet… Read More
Jep mendimin tënd