Aktualitete

Këtë nuk e prisnim nga Majko: “Bashkimi kombëtar është ide e shekullit të kaluar i nderuar Albin Kurti”

Deklarata e Albin Kurtit se do të votonte pro nëse do të mbahej një referendum për bashkimin Kosovë-Shqipëri, për ministrin e Shtetit për Diasporën, Pandeli Majko është një histori që duhet mbyllur dhe se tani prioritet për ‘Vetëvendosjen’ dhe liderin e saj duhet të jetë drejtimi i Kosovës.

Advertisement

Në një intervistë në Euronews Albania për gazetaren Eksiola Shehu, ish-kryeministri Majko deklaroi se diskutime të tilla, krijojnë probleme me aktet ndërkombëtare që garantojnë stabilitetin e Kosovës dhe e cilësoi idenë e bashkimit kombëtar një ide që ka ekzistuar në shekullin e kaluar.

“Unë mendoj se z. Kurti ka vetëm një prioritet, të drejtojë si shtetar dhe kryeministër shtetin e Kosovës, nuk besoj se i bëjnë punë histori të natyrave të tilla. Nuk ka pse krijon lidhje të natyrave të çuditshme me ide që kanë ekzistuar në shekullin e kaluar, e kam fjalën në vitet ’80 dhe ’90 për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë, jo se unë nga pikëpamja emocionale ndihem ndryshe nga z. Kurti, por unë mendoj se diskutime të natyrave të tilla, do të krijonin probleme me aktet ndërkombëtare që garantojnë stabilitetin e Kosovës. E kam fjalën për akte që garantojnë prezencën e NATO-s në Kosovë dhe paketën Ahtisari”,tha ish-kryeministri i Shqipërisë.

Pandeli Majko i bëri thirrje Albin Kurtit që duhet të fokusohet tek forcimi i shtetit të Kosovës dhe të mos nxisë hapjen e diskutimeve të tilla pasi do të ndikojë negativisht për njohjet e reja ndërkombëtare.

“Një kryeministër nuk mund të aludojë për statuse të ndryshme për shtetin që ai do të drejtojë sepse Kosova është duke u njohur nga shtete të tjera. Nëse ata do të mendojnë se Kosova është duke bërë një jetë të dyfishtë kjo do nxiste shtetet e tjera, të ishin më të rezervuara për njohjen e Kosovës. Histori të tilla duhen mbyllur, ‘Vetëvendosja’ dhe lideri i saj duhet të mendojnë vetëm për një prioritet dhe ky është për drejtimin e shtetit të Kosovës”, ka shtuar z. Majko.

Advertisement

Advertisement
Jep mendimin tënd

Recent Posts

  • Aktualitete

Ish Presidenti Italian, Po Të Ishte Rugova Amerikan, Ai Do Ta Kishte Pushtuar Botën

Ish Presidenti italian, Giorgio Napolitano gjatë kohës sa ishte në pozitën e presidentit, bëhet e… Read More

4 years ago
  • Opinione

‘Të edukojmë vajzat, ato edukojnë familjen dhe kombin’ – fjalimi i Abdyl Frashërit që ngriti në këmbë parlamentin Osman

Gjatë kohës që Abdyl beu mbante diskutimin, disa deputetë që nuk e kuptonin siç duhej… Read More

4 years ago
  • Aktualitete

Kush Është Shqiptarja Pjesë E Kompanisë “Meta”

Shqiptarja Plarenta Deshishku është pjesë e kompanisë “Meta”. Ajo punon në departamentin e “Global Operations”… Read More

4 years ago
  • Aktualitete

E jɑshtëzɑkonshme/ 5-vjecari shqiptar pranohet në orgɑnizɑtën e gjenijve në botë: Nuk do ta be’sonί se cfarë është i ɑftë të bëjë…

I nderuar lexues, ky vogëlush që shikon në foto është një gjeni. Po, po…një gjeni… Read More

4 years ago
  • Histori

Teuta, mbretëresha e vetme që e bëri Ilirinë një ndër shtetet më të fʋqishme të Mesdheut/ Faktet drithëruese të su.ndimit të saj

Ndër personazhet historike më interesante jo vetëm të Ilirisë, por të gjithë botës antike është… Read More

4 years ago
  • Aktualitete

Stʋdiʋesja Kocaqi sjell studimin ku tregon se si Shqiptarët kontribʋan në krijimin e shtetit grek

Stʋdiʋesja Elena Kocaqi sjell një stʋdim për “Shqipërinë dhe fʋqitë e mëdha 1878-1918”. Ajo ndalet… Read More

4 years ago