Opinione

E thotë me bindje të plotë/ Studiuesi i njohur G. fon Hahn: ‘Alfabeti shqiptar dhe ai grek kanë prejardhje të njëjtë’

Gjuha shqipe, siç është përmendur nga Konica.al një artikull të mëparshëm, është shkruar shumë kohë para dokumentit të parë në gjuhën shqipe. Studiues të shumtë janë marrë me të duke konkluduar në përfundime të ndryshme. Por, studiuesi dhe albanologu i njohur G. fon Hahn harton një tezë të veçantë mbi gjuhën shqipe dhe prejardhjen e saj.

Advertisement

Sipas tij, gjuha shqipe rrjedh nga gjuha e pellazgëve e cila shkruhej me një alfabet me 52 shenja. Duke studiuar këtë alfabet i cili gjendet në disa fragmente të ungjijve që janë gjetur në qytetin e Elbasanit, Hahn parashtron një pyetje: “A është ky alfabet i vjetër apo i ri?”.

Përgjigjja që ai i jep kësaj pyetje bashkë me argumentimin përkatës jepet në librin “Popullsia, gjuha dhe letërsia shqiptare” me autor Gaetano Petrotta:

Ky alfabet, paraadhës i alfabetit të tanishëm të shqipes, është monument i gjuhës pellazgjike e cila bashkë me atë greke janë zhvilluar nga fenikishtja.

Po sipas Hahn, ky alfabet nuk kishte një përhapje të gjerë në trojet shqiptare. Sipas tij, Në Durrës dhe në Shkodër është njëlloj i panjohur, ashtu si në tërë Toskërinë (Epirin); vetëm në qytetin e afërt të Beratit duket të jetë përdorur aty këtu. Në Elbasan, për më tepër ky alfabet kufizohet në përdorimin kishtar; ai përdoret gjithashtu nga shumë tregtarë në letërkëmbimet e tyre me bashkëkombasit që janë larg.

Advertisement

Alfabeti i përmendur, po sipas Hahn, përdoret për herë të parë nga një mësues me emrin Teodor i cili ishte edhe predikues i krishtërimit në qytet. Githashtu ishte i pari përkthyes i dy Test.amenteve të Biblës, por gjithë letrat dhe punimet e tij u dogjën pas vd.ekjes së tij nga mur.taja, me frikën se ato mund të mbartnin inf.eks.ionin.

Duke u nisur nga përhapja e kufizuar e alfabetit, nga preu.kopimet gjuhësore të mjeshtrit Teodor, i cili për më tepër ishte burrë mjaft i dijshëm, dhe nga mungesa e plotë e njoftimeve që duhet të vinin prej tjetërkah për të, studiuesi Petrotta konkludon se i pari që krijoi këtë alfabet duke trajtësuar atë grek dhe atë fenikas, ka qenë pikërisht Teodori.

Ai e futi këtë alfabet në shkollën që hapi vetë dhe ku dha mësim po vetë, me qëllimin për të liruar gjuhën shqipe nga nevoja për të përdorur dy alfabete, atë latin në veri dhe atë grek në jug, duke besuar se do të kontibonte në emancipimin politik të shqiptarëve dhe bashkimin kombëtar të tyre nëpërmjet një alfabeti të njësuar.

I këtij mendimi ishte edhe gjuhëtari i njohur gjerman, Gustav Majer “Mësuesi or i cili shkruan:todoks, emri i të cilit lidhet me traditën, duhet të mendohet sipas gjasave autori i tij [alfabetit].”

Advertisement
Jep mendimin tënd

Recent Posts

  • Aktualitete

Ish Presidenti Italian, Po Të Ishte Rugova Amerikan, Ai Do Ta Kishte Pushtuar Botën

Ish Presidenti italian, Giorgio Napolitano gjatë kohës sa ishte në pozitën e presidentit, bëhet e… Read More

4 years ago
  • Opinione

‘Të edukojmë vajzat, ato edukojnë familjen dhe kombin’ – fjalimi i Abdyl Frashërit që ngriti në këmbë parlamentin Osman

Gjatë kohës që Abdyl beu mbante diskutimin, disa deputetë që nuk e kuptonin siç duhej… Read More

4 years ago
  • Aktualitete

Kush Është Shqiptarja Pjesë E Kompanisë “Meta”

Shqiptarja Plarenta Deshishku është pjesë e kompanisë “Meta”. Ajo punon në departamentin e “Global Operations”… Read More

4 years ago
  • Aktualitete

E jɑshtëzɑkonshme/ 5-vjecari shqiptar pranohet në orgɑnizɑtën e gjenijve në botë: Nuk do ta be’sonί se cfarë është i ɑftë të bëjë…

I nderuar lexues, ky vogëlush që shikon në foto është një gjeni. Po, po…një gjeni… Read More

4 years ago
  • Histori

Teuta, mbretëresha e vetme që e bëri Ilirinë një ndër shtetet më të fʋqishme të Mesdheut/ Faktet drithëruese të su.ndimit të saj

Ndër personazhet historike më interesante jo vetëm të Ilirisë, por të gjithë botës antike është… Read More

4 years ago
  • Aktualitete

Stʋdiʋesja Kocaqi sjell studimin ku tregon se si Shqiptarët kontribʋan në krijimin e shtetit grek

Stʋdiʋesja Elena Kocaqi sjell një stʋdim për “Shqipërinë dhe fʋqitë e mëdha 1878-1918”. Ajo ndalet… Read More

4 years ago