Ish-presidenti amerikan Bill Clinton në 20 vjetorin e hyrjes së NATOS-s në Kosovë ka ngritur të gjithë të pranishmit në këmbë. Ai tha se Kosova është krenaria e tij dhe se e do shumë këtë vend, shkruan gazeta “Kosova Sot Online”. Në fjalën e tij Clinton kishte thënë se ‘është i lumtur që bashkë me Albright, Clarkun dhe të tjerët e ndalën spastrimin etnik në Kosovë’.
“Një rrëfim i shkurtër për të kaluarën. I falënderoj qytetetarët e Kosovës për këtë mikrpitje dhe mirësjelljen që ma bëtë mua dhe familjes. Më pëlqen shumë dhe e dua këtë vend dhe gjithëherë dua të jetë nderi më i madh në jetën time që kam qëndruar me juve kundër spastrimit etnik dhe për liri. Shumë mirënjohës që kemi qenë pjesë e asaj beteje, bashkë me Albright dhe gjeneralin Clark.
E kam një poster të vogël në zyrën time në Nju Jork dhe të gjithë jemi në atë fotografi dhe cdo ditë që e shoh atë fotografi, ia kujtoj vetes se çka ka qenë qëllimi kryesor i politikës dhe cili ka qenë justitifkimi i përdorimit të forcës. Më kujtohet edhe fytyrat e qytetarëve kur ishim në Ferizaj. Atë ditë thash, 79 ditë të bombardimeve të NATO’s e kanë fituar këtë luftë. Unë nuk kam dashur që shekulli 20 të përfundojë me gabime, me gjakderdhje”, kishte thënë Clinton
Ish Presidenti italian, Giorgio Napolitano gjatë kohës sa ishte në pozitën e presidentit, bëhet e… Read More
Gjatë kohës që Abdyl beu mbante diskutimin, disa deputetë që nuk e kuptonin siç duhej… Read More
Shqiptarja Plarenta Deshishku është pjesë e kompanisë “Meta”. Ajo punon në departamentin e “Global Operations”… Read More
I nderuar lexues, ky vogëlush që shikon në foto është një gjeni. Po, po…një gjeni… Read More
Ndër personazhet historike më interesante jo vetëm të Ilirisë, por të gjithë botës antike është… Read More
Stʋdiʋesja Elena Kocaqi sjell një stʋdim për “Shqipërinë dhe fʋqitë e mëdha 1878-1918”. Ajo ndalet… Read More
Jep mendimin tënd