Familje e pasur shqiptare nga Janina, 1873. Modele në studion e Pascal Sebah, Istambul. Kjo foto e Sebah u botua për herë të parë në “Les Costumes populaires de la Turquie en 1873” nga Osman Hamdi Bey dhe Marie de Launay. Botimi përfshin përshkrime mjaft të detajuara veshjet e secilit nga modelet meshkuj, femra apo fëmijë.
Meqë për burrin ka me pak, po e rendis me poshtë:
Burrë i pasur shqiptar nga Janina. Në kokë ka një fes të kuq të lartë me një xhufkë të gjate blu, me fije mendafshi të varur mbi supe e të kapura me kapse ari. Xhamadani me dy kapakë përpara i qendisur në filigrame, jeleku i drejtë dhe anteri me mengë të hapura të gjitha të qendisura aq dendur sa bëhen të ngurta. Në brez ka një silahik (rrip lekure me disa ndarje në të cilat mund të vendoset një arsenal i tërë pistoletash e thikash me kellefe dhe pajisje argjendi të stampuara) të qendisura në ar.
Shqiptarët mbajnë fistan të bardhë me shumë pala deri nën gjunjë. Në pjesën e poshtme të kembës janë dizliqet të qendisura në ar në të njëjtin model si pjesa e sipërme e veshjes, skajet e tyre bien mbi kembë dhe mbulon këpucen e cila përfundon me një xhufkë të kuqe ose të zezë në majë.
Ish Presidenti italian, Giorgio Napolitano gjatë kohës sa ishte në pozitën e presidentit, bëhet e… Read More
Gjatë kohës që Abdyl beu mbante diskutimin, disa deputetë që nuk e kuptonin siç duhej… Read More
Shqiptarja Plarenta Deshishku është pjesë e kompanisë “Meta”. Ajo punon në departamentin e “Global Operations”… Read More
I nderuar lexues, ky vogëlush që shikon në foto është një gjeni. Po, po…një gjeni… Read More
Ndër personazhet historike më interesante jo vetëm të Ilirisë, por të gjithë botës antike është… Read More
Stʋdiʋesja Elena Kocaqi sjell një stʋdim për “Shqipërinë dhe fʋqitë e mëdha 1878-1918”. Ajo ndalet… Read More
Jep mendimin tënd