Opinione

“Sot jam shqiptar i Kosovës, ja çka i them Millosheνίqit”/ Fjalimi emocionυes i Engel për Kosovën në Rambuje

Kryetari i Komitetit për Politikë të Jashtme në Kongresin e SHBA-së Eliot Engel, është larguar nga ky post pas 32 vitesh. Për largimin e tij ka komentuar edhe ish-ambasadori i Kosovës në Australi Sabri Kiçmari. Ai ka treguar për takimin e parë me Engel në Rambuje më 13 shkurt 1999. Kongresmeni Engel kishte mbajtur një fjalim në manifestimin e organizuar, ku kishte folur me shumë entuziazëm për Kosovë.

Advertisement

“Sot nuk jam kongresmen amerikan, por jam shqiptar i Kosovës. Jam këtu që t’ju them se mbështes lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Unë i them prej këtu Millosheviqit se është koha e lirisë dhe pavarësisë së Kosovës”, kishte deklaruar Engel.

Postimi i plotë i Kiçmarit në Facebook: “Është bërë e ditur se ka përfunduar mandatin e tij kryetari i Komitetit për Politikë të Jashtme në Kongresin e SHBA, miku i madh i vendit tonë Eliot Engel.

Për herë të parë kongresmenin Engel e kam takuar në Rambuje, më 13 shkurt 1999. E kujtuam këtë gjë së bashku edhe gjatë takimit që patëm në Canberra te Australisë, më 4 korrik 2017, gjatë pritjes në Ambasadën e SHBA në Australi.

Në një manifestim që patëm organizuar në Rambuje, më 13 shkurt 1999, kongresmeni Engel kishte ardhur së bashku me vajzën e tij. Këtë gjë e kam përshkruar në librin tim “FITORJA DIPLOMATIKE”: “Edhe fjala e kongresmenit Eliot Engel u prit me shumë entuziazëm.

Advertisement

Ai ndër të tjera tha: Sot nuk jam kongresmen amerikan, por jam shqiptar i Kosovës. Jam këtu që t’ju them se mbështes lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Unë i them prej këtu Millosheviqit se është koha e lirisë dhe pavarësisë së Kosovës.”

Advertisement
Jep mendimin tënd

Recent Posts

  • Aktualitete

Ish Presidenti Italian, Po Të Ishte Rugova Amerikan, Ai Do Ta Kishte Pushtuar Botën

Ish Presidenti italian, Giorgio Napolitano gjatë kohës sa ishte në pozitën e presidentit, bëhet e… Read More

4 years ago
  • Opinione

‘Të edukojmë vajzat, ato edukojnë familjen dhe kombin’ – fjalimi i Abdyl Frashërit që ngriti në këmbë parlamentin Osman

Gjatë kohës që Abdyl beu mbante diskutimin, disa deputetë që nuk e kuptonin siç duhej… Read More

4 years ago
  • Aktualitete

Kush Është Shqiptarja Pjesë E Kompanisë “Meta”

Shqiptarja Plarenta Deshishku është pjesë e kompanisë “Meta”. Ajo punon në departamentin e “Global Operations”… Read More

4 years ago
  • Aktualitete

E jɑshtëzɑkonshme/ 5-vjecari shqiptar pranohet në orgɑnizɑtën e gjenijve në botë: Nuk do ta be’sonί se cfarë është i ɑftë të bëjë…

I nderuar lexues, ky vogëlush që shikon në foto është një gjeni. Po, po…një gjeni… Read More

4 years ago
  • Histori

Teuta, mbretëresha e vetme që e bëri Ilirinë një ndër shtetet më të fʋqishme të Mesdheut/ Faktet drithëruese të su.ndimit të saj

Ndër personazhet historike më interesante jo vetëm të Ilirisë, por të gjithë botës antike është… Read More

4 years ago
  • Aktualitete

Stʋdiʋesja Kocaqi sjell studimin ku tregon se si Shqiptarët kontribʋan në krijimin e shtetit grek

Stʋdiʋesja Elena Kocaqi sjell një stʋdim për “Shqipërinë dhe fʋqitë e mëdha 1878-1918”. Ajo ndalet… Read More

4 years ago