Zhvillimet e fundit brenda Partisë Demokratike kanë sjellë një debat mes analistit Mark Marku dhe deputetit Agron Shehaj.
Teksa po argumentonin në emisionin “Opinion” nëse duhet zhvilluar një Kuvend Kombëtar pas përjashtimit të ish-kryeministrit Sali Berisha nga grupi parlamentar i PD-së, Mark Marku i është drejtuar Shehajt duke i thënë se nuk kishte guxim që t’i dilte kundër Lulzim Bashës.
Tonet janë ash.përsuar aq sa Mark Marku e eti.ketoi Agron Shehajn si biznesmen mat.rapaz dhe se nuk duhet të ishte në politikë, por deputeti është shprehur se ai ka qenë për një Kuvend kombëtar, për një rithemelim të PD-së, për teza për ndryshimin e PD-së.
Pjesë nga debati:
Mark Marku: Unë isha për një Kuvend kombëtar, për një rithemelim të PD-së, për teza për ndryshimin e PD-së. Sali Berisha është aty me të gjithë përkrahësit e vetë, pse nuk e pranuan një Kuvend. Të mbash një Kuvend kombëtar për shkak se Berisha ka një problem të vetin personal, nuk e kuptoj. Kuvendi Kombëtar bëhet për PD jo vetëm për një person, ju të gjithë që keni mbështet Bashën. Ti nuk guxove të ishe kundërshtar i Bashës, nuk arrite të mbaje një fjalim atje
Agron Shehaj: Leksione tri.mërie dhe guximi nuk mi jep dot mua. Unë ndërkohë që dola kundër Bashës si alternativë, ti bëje fushatë për Lulzim Bashën i nderuar. Nuk më jep dot leksione.
Mark Marku: Ju aty nuk hodhët asgjë…
Agron Shehaj: Ku ishe në fushatë. Ti thoshe që duhet të ndryshojmë Partinë Demokratike por jo kryetarin. Pa më shpjego pak si ndryshohet PD po nuk u ndryshua kryetari.
Mark Marku: Unë nuk isha për ndryshim që të shkonte nga Basha tek ti.
Agron Shehaj: Unë kam thënë troç se çfarë mendoj për Lulzim Bashën. Ti i bëre fushatë Lulzim Bashës dhe më thua mua që nuk pata guxim. Për atë që the më vonë se ky nuk e bën dot.
Mark Marku: Unë mendoj që një mat.rapaz nuk bëhet dot kryetar i PD-së.
Agron Shehaj: Për kë e ke fjalën? Unë jam mat.rapaz?
Mark Marku: Po, je tregtar.
Agron Shehaj: Je mirë nga mendja?
Mark Marku: Je biznesmen. Nuk duhet një biznesmen në politikë. Jam për këtë.
Agron Shehaj: Kujt i plasi.
Mark Marku: Je një personalitet i ulët krahasim me Bashën.
Agron Shehaj: Ti je i ulët se nuk ta mbajti dhe ike. Ky mentalitet kom.unist. Tregtia qenka baraz me matr.apaz.
Mark Marku: Dy raste ka në historinë e politikës botërore, Trump dhe Berlusconi.
Ish Presidenti italian, Giorgio Napolitano gjatë kohës sa ishte në pozitën e presidentit, bëhet e… Read More
Gjatë kohës që Abdyl beu mbante diskutimin, disa deputetë që nuk e kuptonin siç duhej… Read More
Shqiptarja Plarenta Deshishku është pjesë e kompanisë “Meta”. Ajo punon në departamentin e “Global Operations”… Read More
I nderuar lexues, ky vogëlush që shikon në foto është një gjeni. Po, po…një gjeni… Read More
Ndër personazhet historike më interesante jo vetëm të Ilirisë, por të gjithë botës antike është… Read More
Stʋdiʋesja Elena Kocaqi sjell një stʋdim për “Shqipërinë dhe fʋqitë e mëdha 1878-1918”. Ajo ndalet… Read More
Jep mendimin tënd