Histori

Projekti i Ismail Qemalit te francezi që rezultoi mɑshtrues: Historia e tramvajëve elektrikë që nuk u ndërtuan kurrë në Shqipëri

Shqipëria nuk e ka ende në ditët e sotme një tramvaj edhe pse diskutimet kanë nisur më shumë se 1 shekull më parë.

Advertisement

Diskutimet e para për ndërtimin e një tramvaji elektrik janë zhvilluar në Vlorë e qeveria e përkohshme e Ismail Qemalit e nisi një projekt të tillë, pa pasur mundësinë që ta finalizonte. Po ashtu, diskutime të tilla janë zhvilluar edhe në Shkodër në vitet 1918,1919 dhe 1931 por që edhe ato nuk janë finalizuar asnjëherë.

Ndërtimi i tramvajëve elektrikë duket se vjen nga fakti se në mbarë vendin, ush.tritë e huaja kishin lënë në përfundim të Lu.ftës së Parë Bot.ërore shinat e dekovilëve dhe pajisjet e teleferikëve që i përdornin për transportin e materialeve ush.tarake.

E në këto kushte, materialet e lëna pas u vunë në përdorim nga shqiptarët të cilët sistemuan karroca për shinat që në vend të një lokomotive, tërhiqeshin nga kuaj. Raste të tilla kishte në Durrës apo në Vlorë.

Projekti i parë për një tramvaj elektrik në Vlorë

Advertisement

Pavarësisht jetëgjatësisë së shkurtër, mungesës së stabilitetit në periudhën e qeverisjes, kufizimit territorial të kompetencave e pamundësive të tjera, qeveria e parë e shtetit shqiptar të pavarur që kryesohej nga Ismail Qemali do të bënte disa përpjekje për zhvillimin e vendit.

E në këtë kuadër, veç koncesionit për krijimin e Bankës së Shtetit, kjo qeveri do të planifikonte edhe një koncesion tjetër; ndërtimin e një trami elektrik që do të përshkonte qytetin e Vlorës duke ofruar shërbime për transport udhëtarësh dhe mallrash.

Thirrjes së parë të publikuar në gazetën “Përlindja e Shqipniës”, në numrin 5 të saj në vitin 1913 do t’i përgjigjej një kompani italiane e cila do të jepte edhe propozimet e saj të cilat gjithashtu do të publikoheshin në këtë gazetë.

“Midis veprave të tjerë që po pregatiten në minister të punëve botore, asht edhe puna e tramit të Vlonës. Qeveria e Pertashme vendosi t’ a stolisë Vlonën me një tram elektrik. Vjia e tramit do t’a lidhë qytetin me skelën e këtë me cesmiën e Ferrit, ku, pa dyshim, do të ndërtohet Vlona e re” shkruhet në artikull.

Në disa numra të saj, gazeta do të publikonte detajet e projektit që parashikonte që trami të funksiononte përmes një kablloje të jashtme elektrike.

Referuar artikullit të gazetës, koncesioni kërkohej me kushtet e mëposhtme. Hapja dhe rregullimi i trasesë së tramit do të bëhej nga koncesionari, nën kontrollin e qeverisë. Puna planifikohej të niste 4 javë pas miratimit të koncesionit e do të përfundonte brenda 7 muajve.

Qeveria do të amortizonte prishjet e ndërtimit të tramit për 36 vite në shumën prej 300 mijë liretash italiane dhe nga ana tjetër do të merrte 30 % të fitimit nga ky aktivitet.

Në fund të publikimit, gazeta ftonte të gjithë të interesuarit për një vepër të tillë që të japin propozime të tjera në ministrinë e Punëve Publike, që nëse do të jepnin një ofertë tjertër me kushte më të favorshme për qeverinë shqiptare, mund të shpalleshin fitues.

Një detaj që i mungon 5 thirrjeve publike të bërë në gazetë është emri i kompanisë që propozonte një projekt të tillë. Ndërkohë, pas publikimit të thirrjes publike disa herë, gazeta nuk jep më të dhëna për këtë projekt e as nuk publikon ecurinë e tij.

Advertisement

Francezi mashtrues që kërkonte tramin elektrik të Vlorës

Ideja e një tramvaji elektrik në Vlorë rikthehet në vitin në vitin 1935. Një kompani e quajtur ‘Ateliere de Chromage e Galvanoplastie” që ndodhej në Tiranë kishte si themelues një shqiptar dhe një inxhinier francez të quajtur Oscar Gendre.

Këta të dy kishin bërë një ofertë në bashki për të përfituar sipërmarrjen e ndriçimit elektrik të qytetit të Vlorës dhe për të marrë koncesionin e ndërtimit dhe instalimit të një tramvaji elektrik që do të bënte rrugën Vlorë-Skelë, Vlorë-Nartë dhe unazën e qytetit.

Duke qenë se bashkia nuk kishte dijeni mbi këtë kompani dhe mbi personat që e përfaqësonin atë, kryetari i Bashkisë i kërkoi informacion ministrisë së Brendshme para se të merrte hapin e kërkuar. Ministria e Brendshme kërkoi kohë për të dhënë përgjigje dhe fillimisht i kërkoi bashkisë që të presë deri në momentin që të merret informacioni i kërkuar.

E në fakt, ministria e Brendshme i shkruan legatës franceze në Tiranë në mënyrë që të sigurojë informacionin e kërkuar mbi personat që bënin kërkesën, kompaninë në fjalë si dhe mbi kapacitetin financiar të ofertuesve që projekti të mos rezultonte një dështim.

Ministria e Brendshme e Shqipërisë bën hetimet e duhura dhe i kthen një përgjigje bashkisë duke zbuluar se në këtë rast inxhnieri francez Oscar Gendre konsiderohej një person me sjellje të keqe, mashtrues dhe që nuk kishte asnjë kapital për përballimin e një sipërmarrje të kësaj natyre.

Në këto kushte, projekti i tramvajit elektrik të Vlorës mbeti vetëm në kuadrin e diskutimeve, duke mos u realizuar kurrë.

Përgjatë atyre viteve, në Vlorë funksioi vetëm një tram që tërhiqej nga një kalë dhe që shërbente edhe për transport njerëzisht, veç dekovilit që shërbente për transportin e mineraleve nga Selenica në Portin e Vlorës.

Advertisement
Jep mendimin tënd

Recent Posts

  • Aktualitete

Ish Presidenti Italian, Po Të Ishte Rugova Amerikan, Ai Do Ta Kishte Pushtuar Botën

Ish Presidenti italian, Giorgio Napolitano gjatë kohës sa ishte në pozitën e presidentit, bëhet e… Read More

4 years ago
  • Opinione

‘Të edukojmë vajzat, ato edukojnë familjen dhe kombin’ – fjalimi i Abdyl Frashërit që ngriti në këmbë parlamentin Osman

Gjatë kohës që Abdyl beu mbante diskutimin, disa deputetë që nuk e kuptonin siç duhej… Read More

4 years ago
  • Aktualitete

Kush Është Shqiptarja Pjesë E Kompanisë “Meta”

Shqiptarja Plarenta Deshishku është pjesë e kompanisë “Meta”. Ajo punon në departamentin e “Global Operations”… Read More

4 years ago
  • Aktualitete

E jɑshtëzɑkonshme/ 5-vjecari shqiptar pranohet në orgɑnizɑtën e gjenijve në botë: Nuk do ta be’sonί se cfarë është i ɑftë të bëjë…

I nderuar lexues, ky vogëlush që shikon në foto është një gjeni. Po, po…një gjeni… Read More

4 years ago
  • Histori

Teuta, mbretëresha e vetme që e bëri Ilirinë një ndër shtetet më të fʋqishme të Mesdheut/ Faktet drithëruese të su.ndimit të saj

Ndër personazhet historike më interesante jo vetëm të Ilirisë, por të gjithë botës antike është… Read More

4 years ago
  • Aktualitete

Stʋdiʋesja Kocaqi sjell studimin ku tregon se si Shqiptarët kontribʋan në krijimin e shtetit grek

Stʋdiʋesja Elena Kocaqi sjell një stʋdim për “Shqipërinë dhe fʋqitë e mëdha 1878-1918”. Ajo ndalet… Read More

4 years ago