Gazetari i njohur investigativ Artan Hoxha është kër.cënuar dhe për këtë, ai ka ka bërë edhe den.oncimin në polici.
Lajmin ai e ka dhënë vetë gazetari në një emision sportiv, duke treguar edhe rrethanat e ngjarjes. Hoxha rrëfen se është kër.cënuar nëpërmjet telefonit dhe më pas verbalisht nga persona të ndryshëm dhe vetë drejtuesit e klubit sportive të Laçit, pasi ai kishte hed.hur një video nga ndeshja e fundit e këtij ekipi.
Sipas Hoxhës kul.mi arriti gjatë ndeshjes, Tirana-Egnatia, të cilën ai po e ndiqte nga tribuna me kolegë gazetarë sportivë. Ka qenë vetë djali i presidentit të Laçit dhe persona të tjerë, që e kanë kër.cënuar sërish. Gazetari ka treguar gjithashtu se ka bërë den.oncim në polici, por nuk ka besim se do të ndodhë gjë për përgjegjësit, pasi i kanë krahët të fortë.
“Publikova videon sepse ishte një ngjarje që dukej e rëndë për javën e dytë të kampionatit se si mundoheshin të ndikonin të pa shqetësuar edhe në vendimin e VAR-it. Ajo që ndodhi është se menjëherë filluan telefonatat dhe kë.rcë.nimet: “Kush je ti? Çfarë ke me Laçin?”.
Këto janë njerëz që i kanë krahët e ngrohta nga FSHF dhe nuk u ndodh asgjë ndaj janë mësuar të bëjnë gjëra të tilla. Por jo vetëm kaq. Isha në stadium dje për të ndjekur ndeshjen Tirana-Egnatia dhe isha mes kolegësh në tribunën e mediave.
Në pushimin e ndeshjes vijnë tre persona dhe më kër.cën.uan ndërsa bëja detyrën time. Një situatë abs.urde aq sa kolegët u kthyen nga ana tjetër. Po kush ishin këta? Ishte drejtori i klubit, ishte djali i presidenti, Kleo Laska, si dhe një person tjetër që shoqërohet me këta. Janë persona të cilët e them i kanë krahët e ngrohta e nuk i ndal kush. Nuk kam asgjë me Laçin, kanë ekip të shkëlqyer, por janë perosna të tillë. I kam bërë den.oncim në polici. Por kur shkon puna pastaj atje ose do të kërkohen pamjet fil.mike të kamerave të sigurisë që nuk t’i jep kush, ose të kërkohen dësh.mitarë. Po kush të dalë dësh.mitar aty, Ylli Aga që ishte ngjitur? Kolegët u kthyen nga ana tjetër në ato momente. E kam pyetur shpesh veten se pse Gëzim Sinemati nuk shkon në stadium dhe në situatë si kjo e kuptova. Nuk shkon sepse atje të bëjnë agre.sion për atë që thua”, tregoi Hoxha.
Ish Presidenti italian, Giorgio Napolitano gjatë kohës sa ishte në pozitën e presidentit, bëhet e… Read More
Gjatë kohës që Abdyl beu mbante diskutimin, disa deputetë që nuk e kuptonin siç duhej… Read More
Shqiptarja Plarenta Deshishku është pjesë e kompanisë “Meta”. Ajo punon në departamentin e “Global Operations”… Read More
I nderuar lexues, ky vogëlush që shikon në foto është një gjeni. Po, po…një gjeni… Read More
Ndër personazhet historike më interesante jo vetëm të Ilirisë, por të gjithë botës antike është… Read More
Stʋdiʋesja Elena Kocaqi sjell një stʋdim për “Shqipërinë dhe fʋqitë e mëdha 1878-1918”. Ajo ndalet… Read More
Jep mendimin tënd