Aktualitete

Pandeli Majko: “Momenti i vetëm që Basha ka prodhuar politikë ka qenë akordi me Ramën, asgjë tjetër nuk është i aftë”

Ministri i Diasporës, Pandeli Majo, i ftuar në studion e “Real Story-t” në “News 24”, foli mbi fushatën elektorale. Ai tha se nëse do të përjashtonim dy inc.identet e ndodhura, të Kavajës dhe Elbasanit, fushata në përgjithësi do të ishte e qetë.

Advertisement

Majko u shpreh se shpreson që procesi i numërimit të vijojë i qetë dhe të mos bllokohet ditën e zgjedhjeve e të vazhdohet me mospranimin e rezultatit pas datës 25 prill. Ministri nënvizoi se sipas tij, Basha ka prodhuar politikë në marrëveshjen që ka krijuar me Edi Ramën në 17 majin e vitit 2017-ë.

“Unë mendoj që procesi deri para se të ndodhnin këto dy ngj.arje, mund të konsiderohej shumë i stabilizuar. Këto, nuk mund t’i quajmë sistemime, janë ngjarje që vijnë dhe kanë një arsyetim të vetëm. Ne kemi pasur një opozitë që u largua nga Parlamenti dhe iu drejtua me mol.otov institucioneve. Që ka një nervozizëm, që të çon edhe në absurde, kjo është realiste.

Nëse dikush mund të mbajë një situatë të tens.ionuar dhe do të zhvendoset në ditën e zgjedhjeve dhe mos njohjen e tyre pas datës 25. Vrapimi pas ankesave, në gjykatë SPAK, është tendencë që e shoh në kuadër të gjerë. E në këtë këndvështrim është konkurrenca e brendshme. Kemi konkurrencë opozitash, se kush është më e ashpër përballë mazhorancës, që ndodh përballë PD dhe LSI.

E ke të vështirë të kuptosh se kush është më ekstremi nga këto. Procesi nuk bie pse ndodhën dy tre inci.dente. Gjithsesi, procesi do të jetë ai që implikohet në kutinë e votimit. Përballë do të kenë një mazhorancë. Ne po ftojmë në çdo rast, e kemi hedhur në tavolinë, në periudhën fundore ne themi se situata pas zgjedhjeve do të hapë një derë tjetër, e cila do të nxisë një dialog në vazhdim.

Advertisement

Me fatin e opozitës kemi të drejtë të merremi, sepse ajo nuk është pronë e dy tre vetave. Nëse dikush do të më pyeste ku isha kur Basha ka prodhuar politikë, ka qenë ditën që krijoi marrëveshjen me Ramën. Gjithçka ka qenë në funksion të rezultatit. Mar.rëdh.ënia e Ramës dhe Bashës nuk është mar.rëdh.ënia e parë mes PS dhe PD në funksion të stabilitetit të vendit, mos e shohim si një dramë të madhe”, u shpreh Rama.

Advertisement
Jep mendimin tënd

Recent Posts

  • Aktualitete

Ish Presidenti Italian, Po Të Ishte Rugova Amerikan, Ai Do Ta Kishte Pushtuar Botën

Ish Presidenti italian, Giorgio Napolitano gjatë kohës sa ishte në pozitën e presidentit, bëhet e… Read More

4 years ago
  • Opinione

‘Të edukojmë vajzat, ato edukojnë familjen dhe kombin’ – fjalimi i Abdyl Frashërit që ngriti në këmbë parlamentin Osman

Gjatë kohës që Abdyl beu mbante diskutimin, disa deputetë që nuk e kuptonin siç duhej… Read More

4 years ago
  • Aktualitete

Kush Është Shqiptarja Pjesë E Kompanisë “Meta”

Shqiptarja Plarenta Deshishku është pjesë e kompanisë “Meta”. Ajo punon në departamentin e “Global Operations”… Read More

4 years ago
  • Aktualitete

E jɑshtëzɑkonshme/ 5-vjecari shqiptar pranohet në orgɑnizɑtën e gjenijve në botë: Nuk do ta be’sonί se cfarë është i ɑftë të bëjë…

I nderuar lexues, ky vogëlush që shikon në foto është një gjeni. Po, po…një gjeni… Read More

4 years ago
  • Histori

Teuta, mbretëresha e vetme që e bëri Ilirinë një ndër shtetet më të fʋqishme të Mesdheut/ Faktet drithëruese të su.ndimit të saj

Ndër personazhet historike më interesante jo vetëm të Ilirisë, por të gjithë botës antike është… Read More

4 years ago
  • Aktualitete

Stʋdiʋesja Kocaqi sjell studimin ku tregon se si Shqiptarët kontribʋan në krijimin e shtetit grek

Stʋdiʋesja Elena Kocaqi sjell një stʋdim për “Shqipërinë dhe fʋqitë e mëdha 1878-1918”. Ajo ndalet… Read More

4 years ago