Polaku Robert Lewandowski u shpall më i miri i vitit 2020 nga FIFA. Ai bëri një sezon të madh, duke shënuar 55 gola në 47 ndeshje duke u renditur në vendin e parë në listën e golashënuesve në tre kompeticione të ndryshme: Bundesligë, Champions dhe kupën e Gjermanisë.
Bayern fitoi tripletën, Superkupën e UEFA-s dhe atë të Gjermanisë dhe Lewa ishte në zemrën e të gjithë këtyre ngjarjeve. Por tani kur askush nuk i vë në dyshim aftësitë dhe sukseset e tij, polaku nuk ka qenë gjithmonë i destinuar për të kapur majën. Në adoleshencë gjërat nuk dukeshin shumë premtuese për të qenë ky që është sot.
FËMIJËRIA – Jeta e goditi fortë Lewan kur ishte vetëm 17-vjeç, kur babai i tij Kryztov, një kampion Europe në xhudo, vdiq. Robert sapo ishte transferuar nga Decta Varshav, një skuadër që militonte ne kategorinë e katërt polake, te Legia Varshav, një nga skuadrat më të mira në vend.
Kalimi i tij te Legia duhet të ishte një hap i madh në karrierë, por problemet me gjurin nuk e ndaluan vrullin e tij. Pasi mungoi për disa muaj, Legia vendosi ta largonte me pretendimin se kishte sulmues më të mirë si ai në skuadër.
Pasi mori vesh këtë lajm, mamaja e tij, Ivona e mori nga stërvitja dhe e dërgoi në shtëpi ku i bëri një drekë të mirë. Por oreksi i Lewas ishte venitur së bashku me ëndrrën e tij për t’u bërë futbollist. Disa ditë më vonë, telefoni i shtëpisë bie, Zniz Pruskov, një skuadër që luante në kategorinë e tretë e telefonoi dhe kërkoi që Lewa të luante me ta.
Klubi blinte lojtarë dhe më pas i shiste ata për një shumë më të madhe. Ish-presidenti i klubit, Marek Slivinski është shprehur para disa vitesh se Lewa ishte një “Jackpot” për skuadrën e tij.
NGA KATEGORIA III – Ata e blenë Robertin nga Legia e Varshavës për vetëm 1000 paund. Që në start, ai ishte ylli i ri i skuadrës, edhe pse në fillim u pagua me vetëm 230 euro në muaj, trefish më pak se disa nga shokët e tij të skuadrës. Por paratë luanin pak rëndësi në ato momente, më në fund ai kishte gjetur një shtëpi për të luajtur futboll.
Në sezonin e tij të parë ai shënoi 15 gola duke ngjitur skuadrën e Pruskov në kategorinë e dytë. Ai vazhdoi të shënonte edhe në kategorinë e dytë. Në dhjetor të 2007-s, Jcek Grembocki mori drejtimin e skuadrës.
“Kur mora skuadrën vura re që aty kishte 5 lojtarë të cilët mund të luanin në kategorinë më të lartë në Poloni, dhe Lewa ishte pa dyshim talenti më i madh aty”, tregon Grembocki për “BBC”. Kur problemi në gju e largoi nga Legia, ai e kuptoi që për t’u rikthyer nw skenën e madhe duhet të punonte fort. Pruskov ia dha atij këtë mundësi”.
Por trajneri tregon se për klasin e Lewandowskit u bind vetëm pas 2 muajsh: “Luanim një miqësore ndaj LKS Lodz. Robert kishte përballë një mbrojtës me eksperiencë, kroatin Ivan Udareviç. Në fund lojtari më i mirë për ne ishte Lewa. Unë vetë luajta shtatë ndeshje me kombëtaren e Polonisë. Mendova që edhe Robert nuk do të kishte problem të vishte atë fanellë.
Ish Presidenti italian, Giorgio Napolitano gjatë kohës sa ishte në pozitën e presidentit, bëhet e… Read More
Gjatë kohës që Abdyl beu mbante diskutimin, disa deputetë që nuk e kuptonin siç duhej… Read More
Shqiptarja Plarenta Deshishku është pjesë e kompanisë “Meta”. Ajo punon në departamentin e “Global Operations”… Read More
I nderuar lexues, ky vogëlush që shikon në foto është një gjeni. Po, po…një gjeni… Read More
Ndër personazhet historike më interesante jo vetëm të Ilirisë, por të gjithë botës antike është… Read More
Stʋdiʋesja Elena Kocaqi sjell një stʋdim për “Shqipërinë dhe fʋqitë e mëdha 1878-1918”. Ajo ndalet… Read More
Jep mendimin tënd