Duket e pabesueshme po për Sali Berishën është shkruar në gazeta që në… 1959-n. Pjesa e mësipërme është shkëputur nga një shkrim për të në gazetën e asaj kohe “Bashkimi”. Shkrimi mban titullin “Ëndrra po realizohet” ! Autori është një tropojan me emrin Murat Gecaj
“…Sigurisht ju nuk e njihni Saliun. Dhe kini të drejtë. Për ta njohur duhet të kishit qenë në shkollën 7-vjeçare “Asim Vokshi” të Tropojës… Gjithë verës Saliu priste që t’i jepej bursa për në politeknikumin mjekësor të Tiranës. Dhe çasti i pritur me aq padurim erdhi. Seksioni i arsimit e njoftoi Saliun se ia dha bursën atje ku e kërkoi… U nda Saliu nga prindërit dhe makina kaloi Alpet e udhëtonte nëpër fushat e gjera të Atdheut.
Mendjen e kishte te prindërit, por zemra sa s’i gufonte prej gëzimit. Ai shkonte për të parën herë në kryeqytetin tonë, në Tiranën e bukur. Në shkollë gjeti shokë dhe shoqe, në gjirin e të cilëve filloi të ndiejë veten si në familjen e tij. Saliu nuk dyshon se dëshira e tij do të plotësohet për t’u bërë mjek dhe për t’i shërbyer popullit…”
Por a e dini se kush na e ka bërë peshqesh Sali Berishën se në politik dihet?!
Sal Berisha sot ndoshta është një ekzemplar i rrallë relike e komunizmit si i vetmi ish-komunist i viteve ’60 që ka ngelur aktiv në politikë. Aty e futi Ramiz Alia, por në Tiranë e ka sjellë një… mjek.
Mjeku quhet Rexhep Ndoci dhe në Tropojë e dinë që ishte pikërisht ndërhyrja e doktor Rexhepit që Sali Berisha të fillonte mësimet në politeknikumin mjekësor në Tiranë në vitin shkollor 1958-1959. Vetë Berisha ndërsa pëlqen të flasë për familjet e të gjithëve, nuk ka qejf të flasë për të shkuarën e tij të hershme.
Veç nënës dhe motrës ai tregonte se ndikim të madh në jetën e tij ka patur e shoqja: “Pas nënës Lili është njeriu që i detyrohem më shumë në tokë. Ajo ka padyshim një ndikim shumë të madh në jetën time..”
Por a e ktheu malsorin nga Viçidoli në qytetarë Liria?!
Përballjen e parë me Tiranën malësori i vogël nga Viçidoli i Tropojës së Vjetër e komenton kështu: “…Shumë e vështirë. Imagjinoni një njeri që vjen nga një fshat i Tropojës. Të marrim ushqimin, me një ushqim të ndryshëm si dita me natën, me ushqimin e konviktit…
Kurse vendimin për të studiuar mjekësi: “I gjithë pasioni im ishte letërsia, historia, por kryesisht letërsia dhe deri vitin e tretë të fakultetit bëra përpjekje të jashtëzakonshme që të më lejohej që të vazhdoja dy fakultete. Kjo nuk mu lejua dhe më në fund dështova në përpjekjen time dhe pastaj i gjithë si të thuash, pasioni, mu drejtua drejt mjekësisë…”
Kaq gënjeshtar dhe qesharak është, kur flet sikur kulla e Viçigolit ishte biblotekë, e mbushur me libra, pa treguar se prindërit e tij, nuk dinin të shkruanin dhe të lexonin! Në fakt shkrimi i “Bashkimit” në 1959 thotë se Saliu kishte kerkuar vetë që bursa t’i jepej për mjekësi. Ndoshta e ka fshehur Saliu i vogël “pasionin” dhe ka gënjyer mjekun që e ndihmoi? Gënjeshtrat e vogla e të mëdha, janë kaq të shumta në raportin e tij me shqiptarët dhe Shqipërinë sa askush nuk do ta vejë re këtë . /Ekskluzive.al
Ish Presidenti italian, Giorgio Napolitano gjatë kohës sa ishte në pozitën e presidentit, bëhet e… Read More
Gjatë kohës që Abdyl beu mbante diskutimin, disa deputetë që nuk e kuptonin siç duhej… Read More
Shqiptarja Plarenta Deshishku është pjesë e kompanisë “Meta”. Ajo punon në departamentin e “Global Operations”… Read More
I nderuar lexues, ky vogëlush që shikon në foto është një gjeni. Po, po…një gjeni… Read More
Ndër personazhet historike më interesante jo vetëm të Ilirisë, por të gjithë botës antike është… Read More
Stʋdiʋesja Elena Kocaqi sjell një stʋdim për “Shqipërinë dhe fʋqitë e mëdha 1878-1918”. Ajo ndalet… Read More
Jep mendimin tënd