Dihet kush gra.biti Thesarin e Shtetit, kush tjetërsoi e uz.urpoi pronat, vo.dhi tenderat, mbitokën e nëntokën, energjinë elektrike e deri edhe pilafin e us.htrisë. Ju e dini, ka qënë një minister me nofkën Orizi si mbiemër, se kishte vjedhur orizin në pjatat e usht.arëve.
Meqë dihet gjithçka, pyetja pik.ante është:
Ku janë e ç’po bëjnë sot Klanet Maf.ioze që drejtojnë 20 familjet kr.imi.nale bashkë me gjithë pasuritë e var.fëritë e këtij vendi?
Katër Klanet kanë kapur katër cepat, katër shtyllat e shtetit, Parlamentin. Qeverinë, Drejtësinë dhe Median. Ato kanë ndarë partitë, pasuritë, karriget, bizneset, tenderat, ba.ndat dhe nuk i bien ndesh njëra-tjetrës.
Këtu e pesë vjet më parë, kur u mblodh kopeja me 140 deputetët në Parlament për të votuar ligjin e de.kriminal.izimit, ata e kishin menduar hil.enë. Mazhoranca dhe opozita ishin dhe janë bashkë. Në sytë e perëndimorëve zihen, por kanë rënë dakord të seleksionojnë ca pe.shq shëndetligj nga tufat e tyre.
Edhe për garniturë, nëpër zyrat e pushtetit, ca vi.ktima s’do e dëm.tonin as “florën” as “faunën” e politikbërjes. Thjeshtë, kapja për “bishti” e peshqve, do të shtonte or.eksin e Sali Berishës, Fatos Nanos, Ilir Metës, Fatos Klosit, Damian Gjiknurit, Belinda Ballukut, Jamambër Malltezit, Arben Ahmetajt e çdokujt hajdut e kr.iminel, për të kapur ende pasuri, edhe në këtë stinë të rënduar nga “rr.ufetë” e pritshme amerikane.
Kontrasti përmbi ç’bëhet e ç’pritet, po thyen kornizat e reflekseve gjithandej. Edhe reflekset po i thyejnë rregullat. Ato çatrafilojnë efektet mbi modelet e hapësirave të mbuluara e të zbuluara. Se këtu, kemi dy llojet e pushtetit. Pushtet me gj.oks e gjë përjashta dhe pushtetin me “burka” apo “nikabë”.
Aparenca dhe esenca.
Hapësirat e mbuluara me mister, nga reflekset e ç’pritet nga njerëzia, nuk mbushin “stomakun” e drejtësisë me peshq të përmasave të ish-zv/ministrit të Transporteve Nikolin Jaka, apo ish Ministrit të Punës Spiro Ksera. Të cilët dën.ohen, sa për të thënë.
As “Peshqit” nuk ngjajnë me “Peshq”.
Ç’ “Peshk” është ish zëvendës ministresha e Brendshme Rovena Voda apo dy persona pa emër si Majlinda Hasani e Florida Beu?
Kjo zëvendës ministrja është në he.tim se ka marrë si rys.hfet 1000 euro, një celular dhe një arkë me peshk. Deri këtu vjen “skica” shqiptare. Shtatori nis me gj.ueti peshku. Janë në rrj.etë katër Klanet Mafioze. Pasuritë u janë he.tuar, numrat e llogarive u janë bll.okuar.
“Rrufetë” kanë ndryshuar shënjester, po “qël.lojnë” mbi të pasurit tashmë.
Ish Presidenti italian, Giorgio Napolitano gjatë kohës sa ishte në pozitën e presidentit, bëhet e… Read More
Gjatë kohës që Abdyl beu mbante diskutimin, disa deputetë që nuk e kuptonin siç duhej… Read More
Shqiptarja Plarenta Deshishku është pjesë e kompanisë “Meta”. Ajo punon në departamentin e “Global Operations”… Read More
I nderuar lexues, ky vogëlush që shikon në foto është një gjeni. Po, po…një gjeni… Read More
Ndër personazhet historike më interesante jo vetëm të Ilirisë, por të gjithë botës antike është… Read More
Stʋdiʋesja Elena Kocaqi sjell një stʋdim për “Shqipërinë dhe fʋqitë e mëdha 1878-1918”. Ajo ndalet… Read More
Jep mendimin tënd