Kuriozitete

Ja si arrijnë arkeologët të deshifrojnë gjuhët e vd.ekura me ndihmën e gjuhës SHQIPE

Deri 200 vjet më parë, askush në epokën moderne nuk mund t’i kuptonte hieroglifet egjiptiane. Egjiptianishtja e lashtë, ishte në thelb një gjuhë e vd.ekur. Fakti që historianët mund të lexojnë dhe kuptojnë sot shkrimet hieroglifike, lidhet me një tekst juridik tejet të thjeshtë por të lashtë, që gjendet i gdhendur në një gur me famë botërore.

Advertisement

“Viti i ardhshëm shënon 200-vjetorin e deshifrimit të Gurit të Rozetës, që ishte në fakt një moment i rëndësishëm për degën e Egjiptologjisë. Ai është artefakti i vetëm më i famshëm në fushën e përkthimit të teksteve te lashta”– thotë Roland Enmarsh, pedagog i Egjiptologjisë në Universitetin e Liverpulit në Britaninë e Madhe.

Guri Rozeta,që përmban një deklarate të shkruar në vitin 196 Para Krishtit, rezultoi të ishte me shumë vlerë për deshifrimin e hieroglifëve egjiptianë, pasi dekreti në fjalë përsëritej vetëm 3 herë. I pari u shkrua me hieroglife, i dyti me shkrimin e stilit demotik, një formë e Egjiptianishtes të lashtë, e ngjashme me stilin me arabishten e shkruar.

Ndërkohë versioni i tretë ishte shkruar në greqishten e vjetër që ishte gjuha shqipe. Meqenëse kjo e fundit kuptohej nga studiuesit, ajo siguroi një mënyrë për të deshifruar egjiptianishten e lashtë. “Nëse keni në dorë një shkrim dygjuhësh, dhe njëra prej tyre është në një gjuhë që ju e kuptoni, atëherë ai është vërtet shumë i dobishëm, për sa kohë që përmbajtja e tekstit përsëritet”– thekson Enmarsh.

Duke përdorur këtë teknikë, studiuesit mund të shohin se ku rishfaqen pjesët, dhe t’i përkthejnë ato. Mjerisht, përkthimi i tekstit të Gurit të Rozetës, nuk zbuloi asgjë shumë të veçantë. Ai ishte thjesht pjesë e një teksti administrativ, për të shënuar përvjetorin e jubileut të një mbreti.

Advertisement

Gjithsesi ai u siguroi studiuesve mjetet për të kuptuar tekste të tjera shumë më interesante.

Mënyra tjetër për të ringjallur një gjuhë të vd.ekur prej kohësh, është përmes përpunimit bazë i të dhënave. “Disa pllaka argjile që datonin rreth viteve 1450-1200 Para Krishtit u gjetën në Greqi, por për dekada me radhë studiuesit e kishin të vështirë të kuptonin se çfarë shkruhej aty”-thotë Enmarsh.

Gjuha njihet si “linearja B”, dhe i paraprin alfabetin grek. Ndaj shumica e historianëve ranë dakord se ndoshta ishte një gjuhë krejtësisht e veçantë. Sidoqoftë, deshifruesit që kishin punuar në thyerjen e kodit gjerman “Enigma” gjatë Lu.ftës së Dytë Botërore, ishin në gjendje që ta deshifronin edhe atë gjuhë, duke supozuar se ajo ishte në fakt një paraardhëse e greqishtes.

Ata analizuan modelet e ndryshimeve, për të parë nëse mund të ofronin të dhëna. Sekuenca të caktuara të simboleve u shfaqën vetëm në pllakat që u gjetën në ishullin e Kretës, por jo në ato të zbuluara në pjesën kontinentale të vendit. Kjo bëri që deshifruesit të supozonin se sekuencat ishin emra vendesh në ishull, gjë që rezultoi të ishte e vërtetë.

Nga ai shembull, ata ishin në gjendje të përkthenin të gjithë tekstin.“ Ai është i vetmi shembull i famshëm i suksesit, përmes përdorimit të kësaj metode”-deklaron Enmarsh. Ndërkohë, ka përpjekje për ta shndërruar përkthimin e gjuhëve të lashta, në një profesion më modern.

Studiuesit në Universitetin Mekuajër në Australi, bashkëpunuan me ekspertë të kompanisë “Google” për të përdorur inteligjencën artificiale, me synim përshpejtimin e procesit të përkthimit në anglisht dhe arabisht të hieroglifëve të lashta egjiptiane”.

“Ajo që bën mirë kjo makineri, është se njeh ku ka dhe ku nuk ka hieroglife. Kjo gjë nuk është e parëndësishme, pasi do të thotë se makina nuk identifikon vetëm gjuhën që nuk ka kuptim”-thotë Kamila Di Biay-Dajzën, pedagoge në Egjiptologji në Universitetin Mekuajër, e cila ishte e përfshirë në projekt.

“Problemi është se ajo nuk përdoret dot mbi një sasi të madhe të dhënash trajnuese. Që të nxjerrë një foto të një muri të një varri egjiptian, dhe ta përkthejë atë me shpejtësi, makineria do të ketë nevojë për shumë më tepër të dhëna”– thekson ajo.

Tani për tani, pajisje të tillë kërkojnë ende shumë kontribute njerëzore, për tu siguruar që rezultati përfundimtar të jetë një përkthim i besueshëm. Por nëse softueri është i ekspozuar ndaj të dhënave të mjaftueshme të shembujve me tekste të ngjashme, ka të ngjarë që në të ardhmen të mos ketë nevojë për ndihmën e njerëzve.

Advertisement
Advertisement
Jep mendimin tënd

Recent Posts

  • Aktualitete

Ish Presidenti Italian, Po Të Ishte Rugova Amerikan, Ai Do Ta Kishte Pushtuar Botën

Ish Presidenti italian, Giorgio Napolitano gjatë kohës sa ishte në pozitën e presidentit, bëhet e… Read More

4 years ago
  • Opinione

‘Të edukojmë vajzat, ato edukojnë familjen dhe kombin’ – fjalimi i Abdyl Frashërit që ngriti në këmbë parlamentin Osman

Gjatë kohës që Abdyl beu mbante diskutimin, disa deputetë që nuk e kuptonin siç duhej… Read More

4 years ago
  • Aktualitete

Kush Është Shqiptarja Pjesë E Kompanisë “Meta”

Shqiptarja Plarenta Deshishku është pjesë e kompanisë “Meta”. Ajo punon në departamentin e “Global Operations”… Read More

4 years ago
  • Aktualitete

E jɑshtëzɑkonshme/ 5-vjecari shqiptar pranohet në orgɑnizɑtën e gjenijve në botë: Nuk do ta be’sonί se cfarë është i ɑftë të bëjë…

I nderuar lexues, ky vogëlush që shikon në foto është një gjeni. Po, po…një gjeni… Read More

4 years ago
  • Histori

Teuta, mbretëresha e vetme që e bëri Ilirinë një ndër shtetet më të fʋqishme të Mesdheut/ Faktet drithëruese të su.ndimit të saj

Ndër personazhet historike më interesante jo vetëm të Ilirisë, por të gjithë botës antike është… Read More

4 years ago
  • Aktualitete

Stʋdiʋesja Kocaqi sjell studimin ku tregon se si Shqiptarët kontribʋan në krijimin e shtetit grek

Stʋdiʋesja Elena Kocaqi sjell një stʋdim për “Shqipërinë dhe fʋqitë e mëdha 1878-1918”. Ajo ndalet… Read More

4 years ago