Shaban Kryeziu ishte arratisur drejt Zelandës së Re. Qe hedhur në Stamboll, kur studentët shqiptarë shkonin në Bashkimin Sovjetik. Një shqiptar, i cili kishte shkuar në Zelandën e Re, ka kontaktuar me Kryeziun dhe disa herë ka refuzuar kërkesën për t’u takuar me Halit Bajramin. Halit Bajrami kishte qenë pjesa e ba.ndës së Xhevdet Mustafës, të ardhur në Shqipëri për të vr.arë Enver Hoxhën.
Nga gjyqi farsë i Halit Bajramit, të cilin e mbanin me bërxolla te 15 katëshi, Bajrami dilte se ishte informator i Sigurimit të Shtetit. Ai e pranon vetë se kishte njoftuar Sigurimin për ardhjen e ban.dës, madje atë e dë.nuan gjoja me 15 vjet bu.rg, por punoi te Parku i Automjeteve të Ministrisë së Brendshme dhe pastaj shkoi sërish në Zelandën e Re. Një ditë, Kryeziu e ka marrë “të arr.atisurin” shqiptar dhe pa i thënë, e ka çuar në periferi te një shtëpi një katëshe, por nga prapa ishte me 3 kate.
Ishte shtëpia e Halit Bajramit. Shqiptari është treguar diplomat dhe ia ka dhënë dorën, edhe pse nuk donte ta takonte, madje i ka thënë se “ke qenë i Sigurimit të Shtetit”, por Bajrami nuk e ka pranuar, duke thënë se “unë i kam ndihmuar shumë”. Pastaj e ka futur te studjo e tij, ku kishte veç libra të Enver Hoxhës. “Ç’janë gjithë këto libra të dik.tatorit? E shikon se je i Sigurimit?” Por Bajrami i ka thënë: “M’i ka dhuruar Ramiz Alia”.
Shqiptari i ka thënë se po të mos ishte sigurims dhe enverist, ai do ti kishte hedhur në pl.ehra këto libra. Pastaj çfarë lidhje kishte Ramiz Alia me Halit Bajramin? Ish-sigurimsi është hapur: “Unë kam qenë pjesë e nxjerrjes së thesarit të arit shqiptar. Por unë kam mbetur i zhgë.njyer se nuk e di kush e mori floririn dhe jam duke hapur një do.sje për arin”. Pra Halit Bajrami, ka nxjerrë arin shqiptar për llogari të Ramiz Alisë. Në Zelandën e Re shkon edhe Oficeri i Sigurimit Shkëlzen Bajraktari.
Ndërkohë, të gjithë e dinë se në fundin e dik.taturës Mehdi Bushati ka shkuar për vizitë në Australi dhe në Zelandën e Re. A të ketë shkuar atje ari shqiptar? Befas, Halit Bajrami ka thënë: “Unë kam dhurata jo vetëm nga Ramiz Alia por edhe nga Sali Berisha”. Dhe ai i ka treguar disa letra me firmën e Sali Berishës për sigurimsin Halit Bajrami. Halit Bajrami ishte martuar me një italiane. Dosjen e arit, mbase e ka ajo. Nuk e ka treguar. Nga e dinte Berisha adresën e Halit Bajramit?
Si ia ka dërguar letrat dhe çfarë i lidhte? A ishte ndërmjetës Shkëlzen Bajraktari?! Sipas Halit Bajramit, Sigurimi Shqiptar kur ishte në bu.rg, (në fakt ai gënjen), gjatë het.imeve donin ta hel.monin dhe Sali Berisha i kishte shpë.tuar jetën duke ia ndërruar gjithë gja.kun. Po ç’punë kishte Sali Berisha te gjyqi i ba.ndës së Xhevdet Mustafës? Berisha ishte kar.diolog dhe jo tok.sikolog. Vallë, a ishte doktori sp.iun që përdorej nga Sigurimi i Shtetit? Si u lidh Halit Bajrami me Sali Berishën?! A ishte ari apo lidhjet e vjetra? Çfarë dinte Halit Bajrami për Berishën?! A ishin takuar në Francë, kur Berisha shkonte pas Hysni Kapos dhe Simon Stefanit?!
Berisha duhet të përgjigjet. Çfarë dhuratash i ka bërë Halit Bajramit, spiunit të Sigurimit por edhe të UDB, se të gjithë e dinë se ba.nda e Xhevdet Mustafës u organizua nga UDB. Madje Xhevdet Mustafa kishte një pasaportë serbe kur u vr.a në Rrogozhinë. Enver Shehu, ish-trajneri legjendar i “17 Nëntorit” kujtonte: “Ai u trajtua si anëtar byroje dhe e mbanin te Hotel “Tirana. Ai nuk bëri fare bu.rg”. Pse donin ta hel.monin dhe nëse Sigurimi i Shtetit donte ta he.lmonte, kush ishte më i fortë se Sigurimi, që të ndalonte hel.mimin?
Halit Bajrami, e pranon vetë gjatë gjyqit të tij se ishte i Sigurimit. Ai është takuar me Xhevdet Mustafën në dasmën e Leka Zogut. Gjatë një bisede, sipas deponimit të Bajramit në gjyqin farsë, Xhevdeti i paska thënë se kishte ndër mend të vri.ste Enver Hoxhën, dhe Haliti i paska thënë se po ta kishte këtë plan, ti thoshte se do shkonte dhe ai me të. Ky ishte shpjegimi i Bajramit. Ban.da e Xhevdet Mustafës është organizuar nga UDB-ja, por u përdor Italia si vendi nga do të hyhej në Shqipëri dhe kjo e nevrikosi Enverin me Italinë.
Xhevdetit i ishte thënë se do e priste Kadri Azbiu dhe do hynte në Tiranë ku do kryente ate.nta.tin ndaj Hoxhës. Bajrami e pranon vetë se gjatë rrugës është shkëp.utur nga grupi dhe ka njoftuar dhe shokët në Ambasadën Shqiptare në Paris.
A mos ishte vallë Ambasada e Parisit pika ndërlidhëse edhe me Berishën, doktorin e Hysni Kapos dhe Simon Stefanit?! Le të supozojmë se Halitin, realisht e he.lmuan. Kujt i interesonte vd.ekja e tij? Ai i del dëshmitar në gjyq Kadri Azbiut, duke thënë se e kishte takuar dhe se ba.nda do takonte atë. Pra Halit Bajrami u përdor nga klani pro- Hoxhës kundër Kadri Azbiut. Ndaj Sigurimi nuk kishte arsye pse ta hel.monte. A dinte diçka më shumë spiuni i vjetër Bajrami? Si mund të hynte Berisha te bu.rgu apo qelitë e het.imeve? Pra a paska qenë edhe doktor birucash Saliu? Nëse Saliu është pjesë e atij grupi ku ishte edhe Bajrami, duhet të japë llogari për vendin se ku ka shkuar thesari i arit të shtetit shqiptar.
Shkëlzen Bajraktari, he.tues i njohur i kohës, tropojan, një ditë të bukur përfundoi në Zelandën e Re. Duhet ta ketë ftuar Halit Bajrami. Pra, Bajrami ka vazhduar lidhjet me Sigurimin dhe Shkëlzeni ka përfituar nga kjo për t’u shpëngulur atje. Bajraktari përshkruhet si nga het.uesit liberal të kohës edhe pse, e aku.zojnë për ushtrim dhu.ne gjatë het.imeve.
Bajraktari ka përfunduar në Kanada, dhe duhet të jetë edhe nënshtetas kanadez, por mbetet enigmë lidhja e tij me Bajramin. Iku nga Shqipëria kur erdhi në pushtet Berisha. Pra, nuk i besonte Saliut, apo ikja e tij ka alibi tjetër?!
Kush ishte Halit Bajrami?
Njëri nga ish-partizanët e Pezës dhe më vonë i Brigadës së Tretë, Halit Bajrami, i biri i Rizait dhe Ismetes, i lindur në vitin 1925, shërbeu pas çlirimit për disa vite me radhë në detyrën e kreut të Sigurimit të Divizionit të Korçës. Në vitin 1950 është ar.ratisur jashtë Shqipërisë. Për disa muaj ka qëndruar në kampin e emigrantëve në Greqi dhe më vonë, me kërkesën e tij ka fituar një azil politik në Zelandën e Re ku qëndroi deri në fillimin e viteve ‘80. Pikërisht në vjeshtën e vitit ‘82 bashkohet me një grup që do të zbarkonte në Shqipëri me mision të zbu.limit. Ka qenë shtatori i atij viti ku ba.nda e Xhevdet Mustafës, në të cilën bënte pjesë edhe ai, do të binte në pritën e organeve të Sigurimit dhe do të asg.jësohej. Halit Bajrami mundi të mbij.etojë për të dhënë llogari para drejtësisë. Menjëherë pas gjykimit të Kadri Hazbiut është riatdhesuar në Zelandë, ku kishte familjen e tij./Robert Papa
Ish Presidenti italian, Giorgio Napolitano gjatë kohës sa ishte në pozitën e presidentit, bëhet e… Read More
Gjatë kohës që Abdyl beu mbante diskutimin, disa deputetë që nuk e kuptonin siç duhej… Read More
Shqiptarja Plarenta Deshishku është pjesë e kompanisë “Meta”. Ajo punon në departamentin e “Global Operations”… Read More
I nderuar lexues, ky vogëlush që shikon në foto është një gjeni. Po, po…një gjeni… Read More
Ndër personazhet historike më interesante jo vetëm të Ilirisë, por të gjithë botës antike është… Read More
Stʋdiʋesja Elena Kocaqi sjell një stʋdim për “Shqipërinë dhe fʋqitë e mëdha 1878-1918”. Ajo ndalet… Read More
Jep mendimin tënd