Aeroporti “Nënë Tereza” njofton të gjithë qytetarët shqiptarë se Greqia ka hequr ku.fizimet e hyrjes.
Përmes një mesazhi në “Faqebook”, TIA sqaron rregullat që duhen ndjekur për ata që duan të udhëtojnë drejt vendit fqinj.
Mesazhi i plotë i aeroportit:
– Greqia heq kufizimet e hyrjes për udhëtarët shqiptarë me pasaportat biometrike
– Udhëtimet drejt Greqisë të personave me banim në Shqipëri dhe pasaporta biometrike, janë sërish të lejueshme.
Për të gjithë pasagjerët e Tirana International Airport që udhëtojnë në Greqi kërkohet një nga këto kritere:
1) Test CO.V.ID, ose 2) një dëshmi që personi e ka kaluar 3) ose çertifikata e vaksininimit (vaksinimi me vaksinat e njohura si më poshtë)
– Konkretisht, vaksinat e njohura për të udhëtuar në Greqi janë Pfizer, Moderna, AstraZeneca, Sinovac dhe Johnson & Johnson. Për pasaportat biometrike kërkohen dy dozat e vaksinave, së paku 14 ditë nga doza e fundit apo një dozë e Johnson & Johnson, 14 ditë nga doza.
– Për udhëtarët, që hynë në Greqi vazhdon të jetë në fuqi detyrimi i një testi përpara nisjes (test PCR- jo më herët se 72 orë përpara fluturimit, ose test an.tig.en, jo më herët se 48 orë përpara fluturimit).
– Udhëtarët e vaksinuar plotësisht me një prej vaksinave të përmendura apo të shëruarit (jo më pak se 60 ditë pas shërimit dhe jo më shumë se 9 muaj pas tejkalimit të infeksionit), të cilët zotërojnë një dokument që provon vaksinimin apo shërimin, në versionin hard copy apo atë digjital, nuk është e nevojshme të paraqesin një test negativ në momentin e hyrjes nga Shqipëria në Greqi.
– Ky dokument duhet të jetë në gjuhët: i formuluar në gjuhët anglisht, frëngjisht, gjermanisht, spanjisht, italisht ose rusisht.
– Eshtë i detyrueshëm regjistrimi digjital i udhëtimit (PLF) 24 orë përpara udhëtimit. – Pasagjerët do të marrin një kod QR i cili do të përdoret nga Mbrojtja Civile Greke për identifikimin e testit Random Covid-19 pas mbërritjes. Familjet gjithashtu mund të pranohen me vetëm një e-mail të përbashkët konfirmimi PLF dhe gjithashtu mund të pranohen me kodin e tyre unik PFL/QR.
– Pasagjerët duhet të jenë në gjendje t’u demonstrojnë autoriteteve, kodin QR në një format elektronik ose të shtypur, pas mbërritjes në Greqi. Fëmijët mbi 12 vjeç duhet të kenë patjetër test. Familjarëve që bashkohen pas kaq kohësh, i urojmë vetëm mbarësi e shëndet.
Ju falenderojmë për bashkëpunimin, Tirana International Airport /lapsi.al/
Ish Presidenti italian, Giorgio Napolitano gjatë kohës sa ishte në pozitën e presidentit, bëhet e… Read More
Gjatë kohës që Abdyl beu mbante diskutimin, disa deputetë që nuk e kuptonin siç duhej… Read More
Shqiptarja Plarenta Deshishku është pjesë e kompanisë “Meta”. Ajo punon në departamentin e “Global Operations”… Read More
I nderuar lexues, ky vogëlush që shikon në foto është një gjeni. Po, po…një gjeni… Read More
Ndër personazhet historike më interesante jo vetëm të Ilirisë, por të gjithë botës antike është… Read More
Stʋdiʋesja Elena Kocaqi sjell një stʋdim për “Shqipërinë dhe fʋqitë e mëdha 1878-1918”. Ajo ndalet… Read More
Jep mendimin tënd