Dasho Kurti kompozitori dhe muzikanti i njohur shqiptar në Greqi këtë të mërkurë ishte i pranishëm në programin ‘Abc e Pasdites’ me Ermal Peçi, ku tregoi se filloi të këndonte këngën ‘25 gërshetat’ me artisten e mirënjohur greke Glikerinë, këngë të cilën ajo e pëlqeu që me herën e parë.
“Unë jam rritur me atë këngë të kënduar nga Eli Fara. E kisha marrë me vete, kur shkova si emigrant në Greqi, dhe e risolla sipas mënyrës sime. Në çdo koncert që bëjmë me Glikerinë, ne e këndojmë atë. Por më kryesorja është se që kur kemi nxjerrë atë këngë, këtu e 5 vite, në cdo koncert në Greqi, Kanada, Izrael, ka grekë dhe shqiptarë që na dëgjojnë”.
Në fakt, Kurti e ndjen veten me shumë fat sepse ai nuk bashkëpunon vetëm me Glikerinë, por dhe me shumë artistë të tjerë të mëdhenj si Jani Pali, Dalara, Eleni Vitali etj. Pyetjes së Ermali nëse artistët grekë e kanë “sheshuar fanatizmin” ndaj muzikës shqiptare, ai iu përgjigj duke thënë se ndodh vetëm në disa artistë, ata që janë të përfshirë në politikë.
“Në disa figura të veçanta që kanë lidhje me politikën do thosha. Shumë njerëz që unë njoh nga si Mitro Pani, një nga këngëtarët më popullorë grek që njihet në gjithë Greqinë, kam parë të kundërtën. Jo vetëm që më afruan por më mbanin ndonjëherë më mirë se sa grekët”.
A ishte e qëllimtë kënga “25 gërshetat”? Kompozitori shqiptar tha se po, sepse muzika mund të bashkojë kulturat, largojë dallimet dhe përçarjet me njëra-tjetrën.
Ai tregoi se qysh vogël ka pasur një lidhje shumë të fortë me violinën, por pas largimit nga malet si emigrant në Greqi, duke bërë punë të ndryshme, për 9 muaj bleu firzamonikën e parë. Si çdo shqiptar u përballë me pyetjen nëse je vorioepiriot apo shqiptar… e ai iu përgjigj “jam shqiptar”.
Në këto kujtime të lashta Dashi e mbyll duke thënë se “por keto tashme jane histori te vjetra se grekët na kanë pranuar”./abcnews.al
Ish Presidenti italian, Giorgio Napolitano gjatë kohës sa ishte në pozitën e presidentit, bëhet e… Read More
Gjatë kohës që Abdyl beu mbante diskutimin, disa deputetë që nuk e kuptonin siç duhej… Read More
Shqiptarja Plarenta Deshishku është pjesë e kompanisë “Meta”. Ajo punon në departamentin e “Global Operations”… Read More
I nderuar lexues, ky vogëlush që shikon në foto është një gjeni. Po, po…një gjeni… Read More
Ndër personazhet historike më interesante jo vetëm të Ilirisë, por të gjithë botës antike është… Read More
Stʋdiʋesja Elena Kocaqi sjell një stʋdim për “Shqipërinë dhe fʋqitë e mëdha 1878-1918”. Ajo ndalet… Read More
Jep mendimin tënd