Aktualitete

E quan “Pɑkti i fυqisë”: Ilir Meta konfirmon ɑleɑncën me Berishën kυndër Bashës dhe se vetë Meta do të jetë udhëheqësi i oρozitës

Presidenti Ilir Meta ka dhënë sinjale se po synon të marrë frenat e opozitës. Gazeta e tha edhe pak ditë më parë se Berisha synon të largojë Bashën dhe t’i japë Metës frenat e partisë.

Advertisement

Ndërsa presidenti ka dalë hapur për këtë skenar. Të shtunën Meta deklaroi se nuk do të lejojë që vendi të mbetet pa opozitë. E thënë më troç presidenti paralajmëroi se do të tentojë të marrë opozitën pas largimit nga Presidenca. Sipas presidentit, shqiptarët nuk do ta lejojnë skenarin e një Shqipërie pa opozitë që u takojnë kontinenteve të tjera. Në këtë mënyrë ai konfirmoi aleancën me Berishën për të larguar Bashën.

“Jam i bindur që nuk ka përpjekje në botë që të realizojë atë skenar të zi për të lënë Shqipërinë pa opozitë. Jam i sigurt që shqiptarët nuk do të pranojnë kurrë të kthehen në modele që i takojnë jo vetëm një kontinenti tjetër, por përkundrazi, shqiptarët kanë potencial për të ecur para dhe këtë e realizon demokracia e vërtetë”, tha Meta.

I pyetur mbi “Foltoren” e ish-kryeministrit Sali Berisha, ai zgjodhi të mos i komentojë edhe pse nuk e ka fshehur kurrë mbështetjen për ish-kryeministrin.

“Nuk dëshiroj të komentoj zhvillimet e brendshme në asnjë forcë politike. Duhet t’i zhvillojnë debatet e brendshme në mënyrë demokratike. Demokracia nuk është e dhënë njëherë e përgjithmonë, këtë e kemi mësuar në këto 3 dekada, ajo ka ulje ngritjet e saj. Shpresojmë të gjithë t’i përmbahen parimeve më bazike të shtetit të së drejtës”, tha ai.

Advertisement

Sa u përket akuzave të Berishës për një bashkëpunim Rama-Basha, presidenti preferoi të mos përfshihej teksa tha se kjo çështje të gjykohet pas 24 korrikut.

“Nuk dëshiroj të bëhem pjesë e këtyre debateve. Ato do të kemi kohë t’i gjykojmë pas 24 korrikut, vazhdimisht. Janë çështje të tyre, mjaftojnë të respektojnë Kushtetutën”, tha ai.

Nga ana tjetër Meta u ndal edhe tek çështja e shkarkimit për të cilën u shpreh se nuk ekziston një çështje e tillë në Venecia. Ai tha se nuk është aspak i shqetësuar pasi sipas tij mënyra sesi ai është sjellë ka qenë në respekt të Kushtetutës. Presidenti tha se veprimtaria e tij është sulmuear gjithmonë në mënyrë armiqësore nga faktorë të jashtëm dhe të brendshëm. Sipas Metës, nëse qeveria do ta kishte dëgjuar sa u përket zgjedhjeve vendore apo Gjykatës Kushtetuese, sot do të ishin çelur negociatat.

“Nuk ekziston asnjë çështje në Venecia për Presidentin. Ajo është çështje politike. Jam tepër i qetë dhe i pashqetësuar, sepse sjelljet e mia kanë qenë tërësisht në respekt të Kushtetutës. Jam krenar për gjithë veprimtarinë time në mbrojtjen e Kushtetutës, e cila është sulmuear në mënyrën më armiqësore nga faktorë të jashtëm dhe të brendshëm për të pasur Shqipërinë sot në një situatë aspak të dëshirueshme, në raport edhe me proceset e integrimit. Kuvendi duhet të kishte çelur negociatat me kohë nëse do ishte marre në konsideratë Presidenti mbi zgjedhjet vendore apo Gjykatën Kushtetuese”, tha ai.

Advertisement
Jep mendimin tënd

Recent Posts

  • Aktualitete

Ish Presidenti Italian, Po Të Ishte Rugova Amerikan, Ai Do Ta Kishte Pushtuar Botën

Ish Presidenti italian, Giorgio Napolitano gjatë kohës sa ishte në pozitën e presidentit, bëhet e… Read More

4 years ago
  • Opinione

‘Të edukojmë vajzat, ato edukojnë familjen dhe kombin’ – fjalimi i Abdyl Frashërit që ngriti në këmbë parlamentin Osman

Gjatë kohës që Abdyl beu mbante diskutimin, disa deputetë që nuk e kuptonin siç duhej… Read More

4 years ago
  • Aktualitete

Kush Është Shqiptarja Pjesë E Kompanisë “Meta”

Shqiptarja Plarenta Deshishku është pjesë e kompanisë “Meta”. Ajo punon në departamentin e “Global Operations”… Read More

4 years ago
  • Aktualitete

E jɑshtëzɑkonshme/ 5-vjecari shqiptar pranohet në orgɑnizɑtën e gjenijve në botë: Nuk do ta be’sonί se cfarë është i ɑftë të bëjë…

I nderuar lexues, ky vogëlush që shikon në foto është një gjeni. Po, po…një gjeni… Read More

4 years ago
  • Histori

Teuta, mbretëresha e vetme që e bëri Ilirinë një ndër shtetet më të fʋqishme të Mesdheut/ Faktet drithëruese të su.ndimit të saj

Ndër personazhet historike më interesante jo vetëm të Ilirisë, por të gjithë botës antike është… Read More

4 years ago
  • Aktualitete

Stʋdiʋesja Kocaqi sjell studimin ku tregon se si Shqiptarët kontribʋan në krijimin e shtetit grek

Stʋdiʋesja Elena Kocaqi sjell një stʋdim për “Shqipërinë dhe fʋqitë e mëdha 1878-1918”. Ajo ndalet… Read More

4 years ago