Ishi-presidenti Bujar Nishani ironizoi figurën politike të Lulzim Bashës duke deklaruar se për sa kohë të jetë ai në krye të PD-së, Rama do të vijojë të jetë kryeministër. I ftuar në “Log.” me gazetarin Endri Xhafo, Nishani theksoi se nëse PD eliminohet si alternativë qeverisëse, Rama ushtron qetësisht detyrën e tij.
“Edi Rama është kryeministër për shkak se Lulzim Basha është kryetari i PD-së. Nëse do jetë Lulzim Basha kryetar i PD-së deri në 2025, Edi Rama do jetë në pushtet. PD sot për sot është e vetmja alternativë qeverisëse. Nëse ti eliminohesh, Edi Rama qeveris lehtësisht”, shkruan Nishani.
Ai kri.tikoi rolin e opozitës në çështjet rajonale duke e quajtur atë thuajse inekzistent.
“Unë vazhdoj qëndroj te Partia Demokratike. Nëse vazhdon me këtë politikbërje ata do vazhdojnë të largohen. PD ka qenë inekzistente në çështjet rajonale. Ne nuk mund të bëjmë politikë globale por në rajon Shqipëria dhe Serbia janë faktorë kryesorë.
Në konceptin e politikave rajonale, opozita ka qenë inekzistente. Dialogu është i rëndësishëm se pa u zgjidhur njohja e Kosovës jo vetëm nga Serbia dhe 5 shtete të BE, rajoni i Ballkanit nuk fiton stabilitetin që duhet të ketë”, tha Nishani.
Ish Presidenti italian, Giorgio Napolitano gjatë kohës sa ishte në pozitën e presidentit, bëhet e… Read More
Gjatë kohës që Abdyl beu mbante diskutimin, disa deputetë që nuk e kuptonin siç duhej… Read More
Shqiptarja Plarenta Deshishku është pjesë e kompanisë “Meta”. Ajo punon në departamentin e “Global Operations”… Read More
I nderuar lexues, ky vogëlush që shikon në foto është një gjeni. Po, po…një gjeni… Read More
Ndër personazhet historike më interesante jo vetëm të Ilirisë, por të gjithë botës antike është… Read More
Stʋdiʋesja Elena Kocaqi sjell një stʋdim për “Shqipërinë dhe fʋqitë e mëdha 1878-1918”. Ajo ndalet… Read More
Jep mendimin tënd