Kostas Bakoyannis, i cili prej vitit 2019 drejton Bashkinë e Athinës, thotë se shqiptarët në Greqi janë tashmë një komunitet plotësisht i integruar dhe i quan “athinas”. Këtë deklaratë, Bakoyannis e bëri gjatë një interviste për Euronews Albania.
“E keni fjalën për athinasit. Athinas të vërtetë. Aq sa jam unë athinas janë dhe ata. Fëmijët e tyre janë rritur me fëmijët tanë, ata shkojnë në shkollë me fëmijët tanë, kanë hyrë në ush.trinë me fëmijët tanë dhe punojnë së bashku. Nuk ka më dallime”, deklaroi politikani 43-vjeçar.
Ai konsiderohet si një prej politikanëve të rinj, prej së cilëve Greqia mund të shohë drejt së ardhmes. Por tashmë që është pjesë e pushtetit lokal ai thotë se ka për detyrë që të gjejë zgjidhje reale për pro.blemet reale.
“Mendoj se është një brez i ri në Greqi. Greqia, pas krizës së gjatë ekonomike, është kthyer me një sens të ri optimizmi dhe vetëbesimi. Ndaj, po. Mendoj se mund të shpresojmë për një të ardhme më të ndritur”, shprehet z. Bakoyannis.
Kryebashkiaku i Athinës thotë se sheh ngjashmëri mes tij dhe kreut të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe u shpreh i befasuar nga puna në kryeqytet.
“Jam krenar që ai është miku im dhe se jam i befasuar nga puna e mirë që ka bërë, por mendoj se ajo që kemi të përbashkët është entuziazmi, dashuria për çfarë bëjmë. Nuk është vetëm puna, por njerëzit në vetvete”, deklaroi ai.
Ish Presidenti italian, Giorgio Napolitano gjatë kohës sa ishte në pozitën e presidentit, bëhet e… Read More
Gjatë kohës që Abdyl beu mbante diskutimin, disa deputetë që nuk e kuptonin siç duhej… Read More
Shqiptarja Plarenta Deshishku është pjesë e kompanisë “Meta”. Ajo punon në departamentin e “Global Operations”… Read More
I nderuar lexues, ky vogëlush që shikon në foto është një gjeni. Po, po…një gjeni… Read More
Ndër personazhet historike më interesante jo vetëm të Ilirisë, por të gjithë botës antike është… Read More
Stʋdiʋesja Elena Kocaqi sjell një stʋdim për “Shqipërinë dhe fʋqitë e mëdha 1878-1918”. Ajo ndalet… Read More
Jep mendimin tënd