Aktualitete

Askush nuk po e kupton/ Gazeta e fɑmshme Deutsche Welle hɑbit shqiptarët: Pɑrɑdoksi i Shqipërisë me energjinë elektrike, e shet lirë dhe e blen shtrenjtë

Si do ta përballojnë familjet dhe bizneset e vogla në Shqipëri kri/zën e furnizimit me energji elektrike që po troket, ndërkohë që çmimet janë në qiell?

Advertisement

“Ne varemi nga shiu”- tha kryeministri Edi Rama gjatë paraqitjes në media të një plani kundërveprimi ndaj krizës energjetike, duke i qetësuar qytetarët se ky plan nuk parashikon rritjen e çmimit të energjisë elektrike për konsumatorët familjarë dhe biznesin e vogël dhe as kufizime në furnizimin me energji elektrike në shkallë vendi.

Ai paraqiti edhe një plan kundër krizës energjetike, i cili do të zgjasë deri në fillim të verës 2022, dhe do të kushtojë 100 milion euro në fund të këtij viti dhe 100 milion euro të tjera në fillim të vitit tjetër që do të shkojnë në favor të Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSSHE).

Edhe pse Shqipëria është një vend i pasur me burime ujore, katër hidrocentralet më të fuqishme të Shqipërisë mbi lumin Drin, sipas kryeministrit Rama nuk i plotësojnë dot të gjitha nevojat e vendit për energji elektrike, prandaj sikurse tha ai ne “shesim lirë kur rajoni rreth nesh nuk ka nevojë alarmante për energji për të mos hedhur ujin e hidrocentraleve në lumë apo përmbytur fushat e mbjella.

Dhe blejmë shtrenjtë energji elektrike, sepse dalim në treg kur nevoja për energji bëhet alarmante për shkak të thatësirës.”

Advertisement

Si zgjidhje Rama prezantoi praninë e një sistemi për të mbajtur ujë rezervë për ta përdorur në kohë thatësire dhe hidrocentralin e Skavicës në kaskadën e Drinit për ndërtimin e të cilit Korporata Elektroenergjitike e Shqipërisë (KESH) nënshkroi në korrik të këtij viti marrëveshjen me korporatën amerikane Bechtel.

“Po ndërtojmë hidrocentralin e Skavicës, që të kemi një rezervuar mbledhës, që ujin që kemi të tepërt sot ta mbajmë rezervë për nesër kur të kemi thatësirë.”

Sipas ekspertëve ndërtimi i këtij hidrocentrali do ta bëjë Shqipërinë një nga prodhueset më të mëdha të energjisë elektrike në rajon, duke rritur prodhimin e pesë hidrocentraleve mbi lumin Drin me 20 përqind dhe arritur në 1350 MV.

Shifra mbresëlënëse, por që nuk shpjegojnë se si do të zgjidhet problemi i varësisë nga shiu, i cili për shkak të ndryshimeve të klimës me siguri që do të shtohet. Nga ana e saj opozita e konsideron krizën energjetike pasojë të kor.rupsionit dhe të keqmenaxhimit./Deutsche Welle

Advertisement
Jep mendimin tënd

Recent Posts

  • Aktualitete

Ish Presidenti Italian, Po Të Ishte Rugova Amerikan, Ai Do Ta Kishte Pushtuar Botën

Ish Presidenti italian, Giorgio Napolitano gjatë kohës sa ishte në pozitën e presidentit, bëhet e… Read More

4 years ago
  • Opinione

‘Të edukojmë vajzat, ato edukojnë familjen dhe kombin’ – fjalimi i Abdyl Frashërit që ngriti në këmbë parlamentin Osman

Gjatë kohës që Abdyl beu mbante diskutimin, disa deputetë që nuk e kuptonin siç duhej… Read More

4 years ago
  • Aktualitete

Kush Është Shqiptarja Pjesë E Kompanisë “Meta”

Shqiptarja Plarenta Deshishku është pjesë e kompanisë “Meta”. Ajo punon në departamentin e “Global Operations”… Read More

4 years ago
  • Aktualitete

E jɑshtëzɑkonshme/ 5-vjecari shqiptar pranohet në orgɑnizɑtën e gjenijve në botë: Nuk do ta be’sonί se cfarë është i ɑftë të bëjë…

I nderuar lexues, ky vogëlush që shikon në foto është një gjeni. Po, po…një gjeni… Read More

4 years ago
  • Histori

Teuta, mbretëresha e vetme që e bëri Ilirinë një ndër shtetet më të fʋqishme të Mesdheut/ Faktet drithëruese të su.ndimit të saj

Ndër personazhet historike më interesante jo vetëm të Ilirisë, por të gjithë botës antike është… Read More

4 years ago
  • Aktualitete

Stʋdiʋesja Kocaqi sjell studimin ku tregon se si Shqiptarët kontribʋan në krijimin e shtetit grek

Stʋdiʋesja Elena Kocaqi sjell një stʋdim për “Shqipërinë dhe fʋqitë e mëdha 1878-1918”. Ajo ndalet… Read More

4 years ago