Ardi Veliu, ish Drejtori i Policisë së Shtetit, fill pas dorë.heqjes, vendosi t’i shkruajë një letër ambasadores Yuri Kim, për t’i kërkuar disa shpjegime në lidhje me dorëheqjen, që sapo kishte dhënë.
Letra i ra në dorë të parit, korres.podentit të rubrikës sonë satirike, “Tej e Këtej”, që u ndodh rastësisht në Postë. Ja pak a shumë letra:
E nderuar shkëlqesia juaj zonja Yuri Kim!
Më falni, që unë, Ardi Veliu, një ish kryepo.lic i përulur, i policisë së njohur shqiptare, po ju shq.etësoj dhe po ju marr kohën, nga koha juaj e v.yer, në të mirë të Shqipërisë, që ju me shumë sukses, po e drejtoni drejt majave të lirisë dhe demokracisë bashkë.
Arsyeja themelore, që unë shkëlqesia juaj, po ju shkruaj këtë letër, është një fakt i çuditshëm, që jo vetëm mendja ime prej polici nuk e kupton, por edhe sikur të mbledhësh bashkë, mendjet e të gjithë shqiptarëve, nuk kanë për ta kuptuar.
Pyetja ime në këtë rast, është shumë e thjeshtë; Si është e mundur shkëlqesia juaj, zonja Yuri Kim, që në këtë vend që e ka bekuar vetë Zoti, Amerika, por edhe ju, askush nuk jep dorëheqjen, por vetëm ne drejtorët e Policisë së Shtetit?!
Si ka mundësi, shkëlqesia juaj, që në këtë vend thellësisht demokratik, në tetë vjet të udhëheqjes së Rilindjes, kemi dhënë dorëheqjen në seri, pesë drejtorë të përgjithshëm të Policisë?! Si ka mundësi shkëlqesia juaj, që institucionin e rëndësishëm të dorëheqjes, e njohim dhe e zbatojmë me përpikmëri, vetëm ne drejtorët e policive? Si ka mundësi, zonjë e nderuar, që politikanët e këtij vendi kalben në politikë dhe nuk e njohin dorëheqjen? Si ndodh kjo gjë vetëm me ne kryepolicët?!
Sapo ministri Çuçi, më thirri dhe më tha, që ne kemi menduar, që ti të japësh dorëheqjen, unë në fillim, mbeta i gjithi i ngrirë në vend.
Pasi e mora veten dhe u largova nga zyra e Çuçit, thirra oficerin më të mençur, që ne kemi, i cili flet edhe gjuhën tuaj shumë të nderuar dhe e pyeta gjerë e gjatë, mbi institucionin e dorëheqjes. A ndodh kjo në botë dhe sidomos në Amerikë?- e pyeta.
Më shpjegoi shkëlqesia juaj, se kjo gjë në botë ndodh vazhdimisht. Më shumë ndodh në Amerikë, më tha. Pastaj i kërkova të më shpjegonte një dorëheqje pi.kante dhe oficeri, me shumë dituri, më shpjegoi dorëheqjen e Presidentit Nixon.
U çudita shumë zonja Yuri. Nuk isha çuditur ndonjëherë kaq shumë në jetën time. Edhe u mallëngjeva… I shkreti presidenti Nixon, nuk kishte bërë gjë prej gjëje dhe për faj të të tjerëve, kishte dhënë dorëheqjen.
Rroftë Amerika, u thashë njerëzve në shtëpi dhe u përlota!
Pas kësaj, i kërkova oficerit më të mënçur që kemi në polici, të shkruante ai dorëheqjen time. Me ta mbaruar oficeri i ditur, e nisëm drejt Endri Fugës.
Sapo Fuga e mori, më telefonoi urgjentisht dhe më tha: Shkruaje vetë Ardi, se kjo letër duket e pabesueshme, i mungojnë 200 gabimet ortografike që bën ti, sa herë shkruan, gabime që të vijnë natyrshëm. Vetë shefi do version origjinal. Do të ta thoshte vetë këtë gjë, por është në samit për të hyrë në Evropë. Ka shumë punë. Nuk është në dorën time, kupton?
Nejse, me Fugën u mirëkuptova, është njeri i mirë dhe i dëgjueshëm.
Në fund, shkëlqesia juaj, zonja Yuri Kim, pyetja ime finale është kjo; Përse këtu në Shqipëri, pasi na shkarkojnë, na kërkojnë dhe dorëheqjen, bashkë me ga.bimet ortografike?! Ju pyes sinqerisht, se vërtet nuk e kuptoj. Pyes edhe në emër të katër ish drejtorëve të tjerë. Pse ndodh kjo?!
Nëse ju vetë nuk e keni një përgjigje, ju lutem pyesni më lart, se Amerika, deri më sot, nuk ka lënë asgjë pa përgjigje.
Në pritje të përgjigjes tuaj, I juaji sinqerisht, me përulje të thellë policore, me respekt të lartë njerëzor dhe konsideratë përtej masës, Ardi Veliu, ish drejtori i Policisë.
PS. Zonja Yuri, ju siguroj dhe garantoj, me nderin e policit, që këtë letër unë e shkruajta vetë dhe oficeri i mençur, thjesht korr.igjoi gab.imet dhe e çoi tek Posta.
Ish Presidenti italian, Giorgio Napolitano gjatë kohës sa ishte në pozitën e presidentit, bëhet e… Read More
Gjatë kohës që Abdyl beu mbante diskutimin, disa deputetë që nuk e kuptonin siç duhej… Read More
Shqiptarja Plarenta Deshishku është pjesë e kompanisë “Meta”. Ajo punon në departamentin e “Global Operations”… Read More
I nderuar lexues, ky vogëlush që shikon në foto është një gjeni. Po, po…një gjeni… Read More
Ndër personazhet historike më interesante jo vetëm të Ilirisë, por të gjithë botës antike është… Read More
Stʋdiʋesja Elena Kocaqi sjell një stʋdim për “Shqipërinë dhe fʋqitë e mëdha 1878-1918”. Ajo ndalet… Read More
Jep mendimin tënd